HomeLifestyle

Si të dallojmë një verë të mirë?!

vere shqiptare nga kantinal.com

Nuk duhet të jeni të apasionuar pas verërave dhe as një njohës profesionist që të mund të dalloni si është bërë vera, rajonin ku është bërë dhe llojin e rrushit. Sidoqoftë, jeta është shumë e shkurtër për të mos provuar kurrë verën cilësore italiane, shqiptare dhe franceze, shprehen ekspertët nga Kantinal.com, e cila është kompania e vetme për shpërndarjen e verave online në Shqipëri.

Këto janë katër karakteristika që mund të përdorni si udhëzues për gjetjen e verës ideale për ju:

Ëmbëlsia

Aftësia juaj për të gjykuar ëmbëlsinë e verës vjen nga maja e gjuhës. A e ndjeni një shije të veçantë në majën e gjuhës, teksa pini nje gotë? Mundohuni të përqendroheni tek ajo pikën e fundit, në majën e gjuhës tuaj, për të përcaktuar ëmbëlsinë e saj. Ky është një tregues që vera ka një nivel pak të lartë sheqeri. Po ashtu duhet të ketë një viskozitet të lartë.

Aciditeti

Kjo nuk duhet të ngatërrohet me një përqendrim të lartë të alkoolit. Verërat me nivele më të larta të aciditetit mund të duken të ëmbla dhe pak djegëse ose pikante, pak më shumë se të tjerat. Kur pini një gllënkë, duhet të ndjeni një ndjesi shpimi gjilpëtr në pjesën e përparme dhe në anët e gjuhës.

Niveli i Tanin-it

Tanini është komponenti që e bën verën të hidhur. Kjo zakonisht gjendet në lëkurën e rrushit dhe në koren e trungut të një lisi të vjetër që përdoret në fuçitë ku mangazinohet vera. Çaji ka nivele të larta të taninës. Prandaj, nëse dëshironi ta kuptoni tamam shijen e taninit, provoni të vendosni një bustin çaji në gjuhën tuaj, dhe ta mbani atje për rreth 5 sekonda. Sidoqoftë shtrohet pyetja: “Nëse tanini sjell atë shijen e hidhur, pse i duhet verës? Epo, pikërisht për këtë arsye.

Tannin është elementi në verën tuaj që shton cilësinë, kompleksitet dhe ekuilibrin e verës. Nëse zgjidhni një verë të pasur me tanin, do të keni një shije të hidhur në pjesën e përparme dhe anët e gjuhës. Më pas ajo do ju lërë gjithashtu një ndjesi të thatë të zgjatur në gojën tuaj.

Aromë frutash

Nëse pini një gllënkë verë dhe mund të përcaktoni qartë aromat e frutave, vera konsiderohet frutore. Për shembull, disa verëra mund të kenë një shije të fortë luleshtrydhesh, ndërsa të tjera mund të kenë boronice, manaferra ose një kombinim aromash.

Për ta përfunduar, identifikimi i karakteristikave të verërave vjen me praktikë. Nëse nuk e keni gjetur ende verën tuaj të përsosur, duhet të filloni kërkoni që tani. Në Kantinal.com mund të shijoni verërat më të mira shqiptare dhe të huaja, nga rehatia e shtëpisë tuaj, vetëm një klikim larg.


TË NGJASHME