HomeLajme

Si të dalloni një narcist

Narcistët mund të jenë simpatikë dhe shumë argëtues në fillim. Ata mund ta bëjnë shumë të lehtë për tu dashuruar me ta, por nuk do të dëshironit të dashuroheni dikë që do t’ju bëjë të ndjeheni të mjerë në një angazhimi afatgjatë. Me kalimin e kohës do të ndjeheni të injoruar, të pasigurt dhe të parëndësishëm.

Në mënyrë graduale, kritikat, kërkesat dhe padisponueshmëria emocionale e një narcisti rritet, ndërsa besimi dhe vetëvlerësimi juaj ulen. Do të gjeni veten duke u përpjekur më shumë, por pavarësisht përpjekjeve tuaja, narcisti duket se nuk ka konsideratë për ndjenjat dhe nevojat tuaja.

Këtu janë disa sjellje që nëse i kushtoni vëmendje të mjaftueshme mund të shpëtoni veten nga mardhenia me një narcist:

1- Ata vazhdimisht ndjehen të pavlerësuar.
Ata me sjellje narciziste zakonisht do të ndjehen të destinuar për diçka më të madhe dhe mendojnë se nuk po marrin njohjen që meritojnë nga të tjerët.

2- Ata mendojnë se gjithë të tjerët janë budallenj.
Shumë narcistë janë njohës të të gjithave, dhe e kane të vështirë për te bashkepunuar me koleget dhe miqtë, sepse ata nuk pranojnë të besojnë mund të jenë gabim për asgje.

3- Ata ndjehen të justifikuar për mënyren e te folurit me njerëzit.
Ata ndjehen mirë kur janë të pasjellshëm ndaj njerëzve sepse vazhdimisht ndiejnë se janë bërë keqbërës nga të tjerët.

4-Ata janë më tërheqës se njerëzit e tjerë – ose të paktën ata mendojnë se janë.
Narcistët vlerësohen në përgjithësi si më elegant dhe fizikisht me tërheqës, megjithatë, nuk është gjithmonë kështu. Testet e tyre të IQ dhe pamjet e tyre tregojnë se ata ne fakt, janë mesatare.

5- Atyre u mungon empatia.
Kjo tipar është një simptomë thelbësore dhe përcaktuese e një narcisti. Kushtojini vëmendje reagimeve të tyre dhe shprehjeve të fytyrës, kur ju tregoni një histori të trishtuar ose kur ndodh diçka e padrejtë.

6-Ata kërkojnë admirim.
Narcistët shpesh pëlqejnë të flasin për veten e tyre dhe puna juaj është të jeni një audiencë e mirë. Ata kurrë nuk do të pyesin për ju, dhe nëse ofroni diçka për veten tuaj, biseda shpejt do kthehet rreth atyre. Ata pëlqejnë të mburren me gjithçka dhe të ekzagjerojnë aftësitë e tyre.

7- Te qenit arrogant.
Narcistët veprojnë superiorë sepse ne brendesi ndjehen inferiorë. Ata duan të ulin njerezit e tjerë, klasa, grupe etnike ose raca. Vini re se si ata trajtojnë njerëzit që u shërbejnë atyre, siç janë kamerierët dhe si trajtojne ata me ndikim.

8- Ata tradhetojne në marrëdhënie dhe zakonisht lihen pas disa muajsh.
Narcistët kanë më shumë të ngjarë të tradhetojne pasi të mendojnë se partnerët e tyre janë të angazhuar. Ata gjithashtu duket se marrin nje vrull për të bindur të tjerët për t’u përfshirë në vepra seksuale imorale në të cilat ata normalisht nuk marrin pjesë.

9-Ata nuk kanë asnje shok afatgjatë.
Shumica e narcistëve nuk do të kenë ndonjë mik të vërtetë afatgjatë. Muaj pas takimit të tyre te pare mund të vëreni se ata vetëm flasin non-sens dhe keqtrajtojnë.

10- Ata ushqehen nga komplimentet tuaja.
Narcistët mund të duket sikur janë super vetëbesues, por në realitet shumices se njerëzve me kete sindrome në të vërtetë u mungon vetëbesimi. Ata kanë nevojë për shumë lavdërime, dhe nëse nuk po ua jepni atyre, ata do të peshkojnë për ti marre. Kjo është arsyeja pse ata vazhdimisht ju presin për t’ju thënë atyre se sa të mrekullueshem janë.

Këto janë vetëm disa nga sjelljet që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse po i jepni kohë dhe energji një narcisti. Dhe nëse mendoni se po dilni me një te tille, largohuni, mos u përpiqni t’i ndryshoni ato, pasi NPD (Narcissistic Personality Disorder) është një sindromë e vërtetë.


TË NGJASHME