HomePsikologji

Si të dalloni se personi përballë po fsheh të vërtetën?

Njerëzit që gënjejnë zakonisht kafshojnë buzët, kjo për shkak se goja e tyre thahet nga prodhimi i pakët i pështymës në gjendje stresuese.

Ata I mbajnë sytë e hapur. Psikologët thonë se gënjeshtarët nuk mund të mbajnë kontaktin sy me sy për një kohë të gjatë. Sidoqoftë nëse një person po ju gënjen dhe dëshiron që ju ti besoni ato që po I thotë, ata do të mundohen t’ju shohin drejt në sy për tu paraqitur sa më të besueshëm.

Ata e prekin qafën ose mundohen të marrin pak ajër. Kur jemi në rrezik ne mundohemi të largojmë kollaren sidomos nëse është më e ngushtë për të marrë ajër. Kjo do të thotë që personi në fjalë ndihet jo-rehat dhe dëshiron të jetë I lirë. Një shenjë tjetër është fërkimi i qafës.

Tek gratë, zakonisht, vihet re rregullimi i pamjes kur ndihen jo-rehat gjatë një pyetje. Ato fillojnë të rregullojnë flokët, apo kozmetikën rreth syve.


TË NGJASHME