HomeLajme

Si të dalloni njerëzit fallco që i keni përreth

Në ditët e sotme është shumë e vështirë të ndash njerëzit e vërtetë nga ato fallco.
A keni krijuar ndonjëherë përshtypjen se një person me të cilin jeni miq nuk i interesojnë fare mendimet tuaja?

Ne do t’ju ndihmojmë të zhvilloni aftësitë për të njohur dhe bërë dallim mes miqtë e rremë nga ata të vërtetë.

1-Njerëzit fake janë kërkues të vëmendjes

Ndoshta keni rastisur në shumë njerëz që kanë nevojë që të bien në sy gjatë gjithë kohës. Kjo për shkak se ata kanë një ndjenjë të gabuar të asaj që vërtetë ka rëndësi. Ata duan që të jetë të komplimentuar dhe vazhdimisht në qëndër të vëmendjes.

2-Ata respektojnë vetëm ata që kanë pushtet.

Njerëzit fallco respektojnë vetëm ata që janë mbi ta ose njerëzit e pushtetit. Nëse doni të shihni se sa i vërtetë është një person, shikoni me kujdes mënyrën sesi trajtojnë kamerierët në një restorant ose punonjësit e pastrimit në zyrë.

3-Ata punojnë shumë për të krijuar marrëdhënie.

Ata i kushtojnë shumë vëmendje marrëdhënieve të ndryshme, duan që çdo gjë të shkojë mirë, dhe kjo është diçka që do ta vëreni që në fillim.

4-Ata tregojnë veten e tyre në çdo rast.

Të jesh krenar për arritjet e tua të fituara me vështirësi është një gjë, por të flasësh gjithë kohën është një shenjë se ky person është fallco. Këtyre u pëlqen të mburren se sa pozitivë.

5-Ata i ulin të tjerët në mënyrë që të duken mirë.

Vetëm ata që nuk kanë merita të vërteta ndjejnë nevojën për të kritikuar të tjerët për të dalë vetë më

6-Ata janë dy fytyrësh.
Njerëzit e rremë janë kryesisht me dy fytyra. Ata do të thonë një gjë ty dhe një gjë tjetër pas shpine.

7-Ata ruhen.
Njerëzit fallco nuk do t’ju tregojnë kurrë anën e tyre të prekshme. Ata nuk duan që njerëzit ta dinë se kanë dobësi.

8-Njerëzit fallco janë gjykues. Ata e kanë shumë të lehtë për të gjykuar për pamjen tënde të jashtme. Ata mund të ju tregojnë vazhdimisht për të metat tuaja.

9-Ata janë të mirë nëse përfitojnë diçka.
Kur ata duan të përfitojnë diçka, ata do të tregojnë dashuri dhe do sillen mirë me ju. Nëse ata ju thonë një kompliment, dijeni sepse mund të dëshirojnë diçka nga ju.

10-Ata janë njerëz me shumë fjalë dhe pak veprim.
Njerëzit e rremë janë njerëz që vetëm flasin dhe nuk veprojnë.

Jo vetëm që miqësia me një mik që shtiret është jo i shëndetshëm, por shoqërimi me një mik fallco shpesh herë është një rrezik. Prandaj, hapini sytë mirë.


TË NGJASHME