HomeLifestyle

Si të dezinfektoni makinën në 4 hapa

1-Çfarë pastruesish duhet të përdorni për të pastruar makinën?

Për të pastruar plotësisht duke eliminuar bakteret, mikrobet dhe viruset, është mirë të përdorni pastrues baktericidë. Prandaj duhet të jenë të bazuara në alkool, etanol, klor ose zbardhues. Për ata me etanol, është mirë të zgjidhni produkte me përqendrime jo më pak se 70%. Ata me klor dhe zbardhues kërkojnë vëmendje të veçantë pasi eliminojnë në mënyrë efektive mikrobet, por gjithashtu shkatërrojnë materialet e brendshme të makinës.

2-Thojini “jo” amoniakut
Edhe pse amoniaku është një dezinfektues i mirë, mos e përdorni për të pastruar makinën. Produktet e bazuara në këtë substancë, në të vërtetë, kanë tendencë të prishin në mënyrë të pariparueshme materialin vinyl, prej të cilës është bërë pulti.

3-Thojini “po” ujit dhe sapunit

Edhe pse klori, zbardhuesi dhe alkooli janë përbërës që sigurojnë dezinfektim më të madh, ju mund të zgjidhni ujin me sapun. Ashtu si për duart, për t’u larë shpesh me ujë dhe pastrues neutral, i njëjti rregull vlen për objektet dhe sipërfaqet.

4-Vendosni maskë dhe doreza

Vishni një maskë dhe doreza përpara se të pastroni makinën për të mos ndotur së pari duart, gojën dhe fytyrën me ndonjë mikrob dhe viruse të pranishme në ndarjen e pasagjerëve dhe në pjesën e jashtme të automjetit.


TË NGJASHME