HomeSociale

Si të gjeni paqen shpirtërore , sipas shenjës së horoskopit

Dashi

Me gjithë enrgjinë tuaj të pa përmbajtshme, të zjarrtë, si njerëz hiperaktivë që jeni, me shumë se kushdo shenjë tjetër , mënyra më e mirë për ti bërë ballë stresit të akumuluar nga kjo periudhë, duhet të bëni sa më shumë ushtrime fizike, në mënyrë që të nxirrni gjithë energjitë tuaja.Nëse zona ku banoni është me shumë njerëz, per të mbajtur distancën e duhur, ka plot mënyra të tjera për të nxjerrë energjitë tuaja. Mësoni një kërcim në Tik Tok, bëni ushtrime në kushte shtëpie duke parë tutoriale të ndryshme, ka 1000 mënyra se si zgjidhni të djersiteni.

Demi

Më shumë se te cdo shenjë tjetër, kjo shprehje merr më shumë kuptim kur e themi për ju, rruga për në zemrën tuaj, është përmes stomakut tuaj. Gatuani. Gatuani sa më shumë të mundeni,dhe përdoreni gjithë kreativitetin tuaj duke eksperimentuar me gatime të ndryshme. Ju e dini qe kjo vlen për tu ndjerë mirë dhe të kënaqur me veten tuaj.

Binjakët

Flisni! Diskutimi i emocioneve tuaja do tju ndihmojë që ti keni nën kontroll,dhe ti përpunoni më mirë, si dhe do tju ndihmojë ti njihni më mirë njerëzit e tjerë, sepse tani keni më shumë kohë për tu fokusuar, dhe kjo gjë ju qetëson. Kur ndiheni të irrituar telefononi shokun ose shoqen tuaj dhe shprehuni.

Gaforrja

Ju dëshironi siguri dhe qetësi kur jeni të stresuar, keni një lidhje goxha delikate me guaskën tuaj, zonën tuaj të rehatisë. Bëni një sy gjum duke u strukur nën jorganin tuaj. Qetësia ju jep qetësi, me ju kështu funksion.

Luani

Ju jeni shpirti i festës, shpesh herë kjo është arsyeja se pse Netflix dhe të qenit chill, ju bën ndonjëherë të njeni ankth. Provoni të dëgjoni këngët tuaja të preferuara, duke kërcyer e kënduar njëkohësisht. Kjo do të ndihmojë në relaksimin e mendjes dhe trupit tuaj. Kur nuk jua japin vëmendjen të tjerët, ju më shumë se kushdo do tjetër ja jepni vetë vëmendjen vetes tuaj.

Virgjëresha

Ju jeni stereotipizuar si djalli i pastërtisë. Më shumë se çdo herë tjetër pastrimi i pranverës ju lejon të mbani trupun tuaj në lëvizje dhe e ben shtëpinë tuaj të rrezatojë nga pastërtia, dhe çdo gjë të duket si e re. Kjo gje ju ndihmon të relaksoni nervat tuaja, dhe ju bën të ndiheni si në parajsë pastërtia e çarçafëve të larë. Ja çfarë ju bën më të fortë në këtë periudhe, më shumë se sa të tjerët!

Peshorja

Ju jeni nga shenjat më artistike, ju duhet të rrethoheni nga bukuria në mënyrë që të ndiheni mirë, dhe në paqe me veten. Pikturoni, luani diçka në piano, apo edhe gatimi ju ndihmon të zvogeloni stresin dhe ta mbani veten të zënë gjatë gjithë kohës.

Akrepi

Shpesh herë gjendeni duke menduar për të kaluarën. Mësoni të jetoni të tashmen, dhe të mos e vrisni mendjen për gjithë situatat e shëmtuara që kanë ndodhur në të kaluarën. Gjithsesi akrepat janë të bekuar me një forcë të jashtëzakonshme vullneti dhe vendosmërie, kanë një botë shumë të gjerë kreativiteti, dhe e gjejnë lehtë se çfarë është më e mira për të gjetur paqen shpirtërore.

Akrepa të dashur qetsojeni veten…pini një gotë verë….dhe flisni me njerëz inteligjentë….dhe që flasin pak. Kjo është e rëndësishme për ju.

Shigjetari

Ka tre mënyra se si të dilni nga stresi në këtë periudhë, Netflix, snacks, dhe më shumë snacks.Për sa kohë keni këto gjëra përreth, dhe njerëz që mund ti tallni duke iu bërë humor të zi, mund të strukeni si një patate në shtratin tuaj, dhe ja , kaq thjehtë e gjeni paqen tuaj shpirtërore.

Bricjapi

Ju doni ti bëni të gjitha punët shpejt, dhe të keni nën kontroll gjithçka, jeni gjithë kohën nën presion duke kontrolluar gjithçka. “Arsyeja që ju mban gjallë!” Qetësohuni, tani jeni pushim, joga do tju ndihmojë të zvogëloni presionin e punës, terapistët thonë që frymëmarrja e lehtë është zgjidhja e çdo situate, relaksohuni…

Ujori

Ju e gjeni zonën tuaj të rehatisë kur ndihmoni të tjerët. Vullnetarizimi i kohës tuaj në një grup lokal të ndihmës reciproke ose një shkak që është afër ose larg zemrës tuaj, që është apsolutisht puna, do tju largojë nga problemet aktuale,dhe do tju bëjë të ndiheni të kthjellët dhe të relaksuar.

Peshqit

Bëni gati një vaskë me ujë të ngrohtë për një…ose dy persona, dhe dhe lëreni stresin të shkojë larg.Shtoni flluska, vajra, kripë dhe çdo gjë tjetër që ju bën të shijoni banjën tuaj. Ndizni disa qirinj aromatik dhe vendosni pak muzikë në sfond.Romanticiteti juaj nuk ka kufij…shijojeni.

M.D/ GotaNews


TË NGJASHME