HomeLifestyle

Si të gjeni shpirtin binjakë? Ja formula

Njeriu i jetës tënde ende nuk ka ardhur? Mos e humbisni shpresës dhe zbuloni sesi ju mund ta gjeni shpirtin tuaj binjakë.

Nëse do të ekzistonte një formulë magjike për të gjetur gjysmën tonë, ne nuk do hezitonim ta përdornim atë dhe me siguri do të kishim shmangur zgjedhjet e gabuara që kemi bërë më parë. Ajo që dihet me siguri është se gjetja e shpirtit binjakë nuk është aspak e lehtë megjithatë ka disa gjëra që duhet të keni parasysh.

Shkencëtarë zhvilluan një formulë dashurie, si si burra dhe gra të ndryshëm mund të formonin çifte harmonikë. Kjo formulë u përfundua nga një shkencëtar i 3-të, i cili fitoi edhe çmimin Nobel në 2012-in.

Hapi i parë: Përcaktoni cilat tipare të personit tjetër janë të rëndësishme për ju.

Merrni një letër dhe ndajeni në 2 kolona. Në kolonën e parë shkruani 5 gjëra që partneri potencial duhet t’i ketë. Tek tjetra, 5 të tjera që s’do t’i duronit dot tek ai.

Hapi i dytë: Zgjidhni ata të cilët i përmbushin këto me të paktën 90%.

Zgjidhni personin që ju duket më tërheqës, bazuar nga çfarë listuar më sipër. Ndoshta fati është me ju dhe do ta gjeni menjëherë. Pjesa tjetër e rëndësishme është që ju të përshtateni me tiparet e tij.

Hapi i tretë: Ç’duhet të bëni nëse refuzoheni?

Nëse refuzoheni nga personi që zgjodhët., zgjidhni tjetrin që pëlqeni dhe ka shumicën e tipareve që doni.

Hapi i katërt: Mos ulni standartet dhe mos u ktheni tek e shkuara.

Zgjidhni atë i cili ka të paktën 75% të karakteristikave që doni ju. Propabiliteti është që edhe nëse pasioni vdes, dashuria e përbashkët të jetojë. Mos u ndikoni nga presionet e jashtme.

Sekreti i kësaj formule qëndron tek përputhja e kërkesave për të dy palët. Një burrë krijon një lidhje vetëm me një grua që është tërësisht e interesuar tek bashkimi i tyre.


TË NGJASHME