HomeModa

Si të gjeni xhinset e përshtatshme për trupin tuaj

Ne kuptojmë rëndësinë e stilit, komfortit që japin një palë xhinse.

Një palë xhinse blu e hapur mund të rrisë në çast konfidencën dhe rehatinë tuaj, duke ju bërë madje të ndjeheni edhe sensual.

Megjithatë, të gjesh xhinset e përshtatshme për trupin është tepër e vështirë, veçanërisht kur nuk ke trupin e një modeleje, megjithëse edhe për to është e vështirë me këmbët e tyre të gjata.

Më poshtë, ju propozojmë disa modele xhinsesh të përshtatshme për forma të ndryshme trupi.

Vajzat me bust të gjatë

1

Vajzat me bust të gjatë nuk janë domosdoshmërish të gjata. Ato thjesht kanë të gjatë trupin nga vithet e sipër, gjë që e bën të vështirë për to të gjejnë një model që trupi i tyre të duket në porpocion. Për këtë arsye, modeli ideal i xhinseve për këto trupa, janë ato me bel shumë të lartë.

Vajzat e gjata

2

Për vajzat shtatlarta, është po aq e vështirë të gjendet një model i përshtatshëm. Ekspertët sugjerojnë xhinse me stil ekstra të gjatë, si dhe modele të shkurtra tek kyçet.

Vajzat me bust të shkurtër

3

Për vajzat me bust të shkurtër, sugjerohen modele me bel të ulët, për ta bërë belin të duket më i gjatë sesa është.

Vajzat me vithe të sheshta

4

Edhe nëse nuk jeni të bekuara me vithe si ato të Kim Kardashian, mos u trishtoni, ka xhinse që mbulojnë defektin tuaj. Këto janë xhinset me xhepa të mëdhenj, që japin idenë e vitheve të mëdha, edhe kur ato nuk janë të tilla.

Vajzat imcake

5

Kur bëhet fjalë për xhinse, problemi më i madh për vajzat trupvogla është gjatësia dhe nëse jeni shumë të imta mezi gjeni xhinse që i përshtaten belit. Për këtë arsye, ekspertët sugjerojnë xhinse të shkurtra deri tek kyçet dhe mundësisht me ngjyrë të errët, që japin idenë e këmbëve të gjata.

Vajzat me vithe të mëdha

6

Kur të kërkoni për xhinse që nxjerrin në pah format tuaja eksplozive, shihni për ato me bel të lartë dhe elastike.

Vajzat me bark

7

Nëse barku është një shqetësimi i madh për ju, zgjidhni një palë xhinse me bel të lartë që sheshon dhe mbulon barkun.

Vajzat mbipeshë

8

Zgjidhni modele me bel të mesëm ose të lartë, dhe që janë shumë elastike. Xhinset elastike janë ideale pasi jo vetëm zvogëlojnë masën trupore, por edhe ju tregojnë këmbë më të gjatë.

Vajzat me kofshë të gjera

9

Je një ndër femrat me kofshë të gjera? Nuk je e vetmja. Kur ka një disporpocion midis belit dhe kofshëve, ajo që ndodh është se në momentin që vesh xhinset deri tek kofshët, çdo gjë është në rregull, por kur mbyll zinxhirin i ke shumë të lirshme. Kërkoni për xhinse super elastike, kjo është e vetmja mënyrë të ndjeheni rehat dhe bukur


TË NGJASHME