HomeShowbiz

Si të ‘godasësh’ një burrë? Irina zgjedh mënyrën më origjinale

Modelja e famshme ruse, Irina Shayk ka qenë në qendër të mediave për shkak të ndarjes me partnerin Bradley Cooper. Sipas mediave, shkak i ndarjes ka qenë këngëtarja Lady Gaga për të cilën u përfol se ka patur një romancë me Cooper.

Pavarësisht se nuk ka pasur asnjë reagim prej tyre për ndarjen, Irina ka treguar me veprimet e saj se fajtori ka qenë Bradly Cooper. Së fundmi ajo ka zgjedhur një mënyrë origjinale, për të thumbuar ish partnerin e saj, duke i dhënë një mesazh të rëndësishëm të gjithë atyre që pyesin se çfarë ndodhi mes çiftit.

Në shëtitje nëpër New York, gjatë fundjavës e veshur me një minifund, xhaketë të zezë dhe kambale ajo mbante në dorë, një çantë në formë libri që ka si kopertinë romanin e famshëm, “Idioti”, i Dostojevskit. Mesazh ky që fare mirë mund t’i drejtohet ish-partnerit të saj.

irina-shayk-seen-out-and-about-in-manhattan-on-june-28-2019-news-photo-1152718093-1561820201
0_Irina-Shayk-out-and-about-New-York-USA-28-Jun-2019

TË NGJASHME