HomeShëndeti

Si të humbasësh 6 kg brenda një jave

Shtesa e kilogramëve është një nga problemet më të mëdha, pasi është shkaku i shumë problemeve të tjera. Njerëzit që janë obezë kanë probleme të tjera si: diabeti, sëmundja e tëmthit, sëmundjet e zemrës, apneja e gjumit, presioni i lartë i gjakut dhe llojet e ndryshme të kancerit. Të jetuarit e një jete më të shëndetshme do t’ju ndihmojë të ulni rrezikun e këtyre sëmundjeve.

Një kardiolog evropian theksoi se veza është burimi kryesor i proteinave për një dietë të shëndetshme. Në qoftë se keni mundësi t’i zgjidhni ato të freskëta do të ishte akoma më mirë. Mundohuni gjithashtu të gjeni perime dhe fruta organike,por edhe të freskëta. Nëse ushtroheni rregullisht gjatë kohës që jeni në këtë dietë, do të arrini të humbisni më shumë se 6 kg brenda javës! Është një dietë jashtëzakonisht e thjeshtë por edhe e shëndetshme.

Mëngjesi duhet të jetë i barabartë çdo ditë:
Hani çdo ditë frutin që ju preferoni e ju shijon më shumë.
Vetëm sigurohuni që të mos përdorni  rrush dhe  banane.
Një opsion i mirë është një filxhan me manaferra ose boronica, sepse përmbajnë shumë antioksidantë.

Dita e parë:
Dreka: Konsumoni një portokall së bashku me një vezë dhe një filxhan kos.
Darka: Hani një tas me sallatë jeshile (të vogël) ose gjysmë kastraveci, 2 vezë të ziera, 2 domate dhe 2 feta bukë të thekur.

Dita e dytë:
Dreka: Konsumoni një vezë të zier, 1 portokall dhe 1 filxhan kos.
Darka: Hani një portokall, një fetë bukë të thekur, një filxhan kafe ose çaj, por pa sheqer dhe 125 gram mish të kuq.

Dita e tretë:
Dreka: Konsumoni 1 kastravec, një vezë të zier dhe 1 portokall.
Darka: Merrni një portokall, një fetë bukë të thekur, një filxhan çaj ose kafe, por pa sheqer dhe 125 gram mish të kuq i cili është gatuar.

Dita e katërt:
Dreka: Konsumoni një portokall, një fetë bukë të thekur dhe gjizë (125 gram).
Darka: Sigurohuni që të jetë e njëjtë me ditën numër 3.

Dita e Pestë:
Dreka: Konsumoni një domate, një fetë bukë të thekur dhe peshk ose mish të gatuar (200 gram).
Darka: Gatuani gjysmë kilogramë me perime: bizele, karrota dhe patate.

Përdoreni dietën për 5 ditë edhe nëse dëshironi të humbisni më shumë peshë, pushoni për 2 ditë dhe mund ta rifilloni sërisht. Gatimi i perimeve duhet të bëhet pa kripë. Alkooli është i ndaluar!
Nëse keni ndonjë problem shëndetësor, konsultohuni me mjekun tuaj nëse mund ta përdorni këtë dietë ose jo.


TË NGJASHME