HomeShëndeti

Si të humbisni kilogramë, vetëm me dy përbërës

Pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme apo aktivitetit fizik, njeriu e ka të pamundur të humbasë kilogramët e tepërt. Një kurë tërësisht bimore që nuk e dëmtonë organizmin është çaji i dafinës me kanellë, që ofron një rënie të shëndetshme nga pesha.

Si dafina, ashtu edhe kanella kanë vlera të jashtëzakonshme për përmirësimin e tretjes dhe pastrimin e organizmit. Nëse ky çaj konsumohet rregullisht ai ndihmon në tretjen e depozitave dhjamore në trup.

Kanella përmban vajra esencialë dhe antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe nxisin rënien nga pesha. Konsumi i rregullt i kësaj erëze rregullon nivelin e sheqernave në gjak dhe e pastron këtë të fundit nga toksinat. Dafina nga ana tjetër nxit eliminimin e mbetjeve ushqimore nga organizmi dhe pengon shfaqjen e inflamacionit.
Përbërësit e dafinës ndihmojnë kundër fryrjeve, gazrave dhe rregullojnë tretjen.

Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:
1 litër ujë,
1 lugë çaji me kanellë pluhur,
6 gjethe dafine
1 lugë gjelle mjaltë.


TË NGJASHME