HomeSociale

Si të keni më shumë vetëbesim

Ndihesh i rënë moralisht dhe me vetëbesim të ulët?Këtu do te gjeni disa mënyra të thjeshta se si të rrisni vetëbesimin dhe se si të jeni më të motivuar.

  1. Evito mendimet negative për veten
  2. Kujdesu për veten
  3. Sigurohu të jesh i relaksuar mirë
  4. Vendosi qëllime vetes
  5. Ndihmo dikë që është në vështirësi
  6. Kalo kohë me njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë
  7. Prano veten si je
Businesswoman with superhero shadow vector concept. Isometric Eps10 vector illustration. Business symbol of emancipation ambition success motivation leadership courage and challenge.

Vetëvlersimi është i lidhur ngushtë me mënyrën se si ne mendojmë për veten tonë, dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në çdo gjë që ne bëjmë.
Të kesh nje vetëvlersim të shëndetshëm për veten tënde është shumë e rendësishme, sepse të ndihmon që të marësh vendime pozitive në jetë, të jep kurajo për të qenë vetvetja, të kesh mardhënie të mira me të tjerët, si dhe të ndihmon se si tja dalësh në situata të vështira.
Vetëvlersimi i ulët sjell shumë efekte negative për shëndetin e mendjes tuaj, duke filluar nga aparenca juaj dhe deri tek vendimet për të ardhmen.
Shumicës së njerzve iu ndodh që në periudha të ndryshme të jetes për arsye nga më të ndryshmet, të gjenden me një vetëvlersim shumë të ulët për veten e tyre.Por kjo gjë mund të ndyshojë , dhe është në dorën tënde, ndoshta jo menjëherë por gradualisht, po.

  1. . Evito mendimet negative për veten
    Shkruaj një listë për gjërat që bën më mirë.Rikujtoje këtë listë sa herë të ndihesh i rënë moralisht, kjo do të të ndihmojë të rikthehesh sërisht në realitet.
  2. Kujdesu për veten
    Ushqehu mirë dhe kjo do të rrisë endorfinën, opiumet natyrale të trupit, të cilat bëjnë të mundur që te ndihesh mirë së brendshmi dhe që stimbulon humor të mirë.
    Të kalosh disa orë duke u ushtruar në palestër, ul ndjeshëm nivelin e stresit dhe të bën të ndihesh më mirë.
  3. Relaksohu
    Reduktimi i stresit duke kaluar kohë jashtë duke bërë dicka që të relakson, dhe rrjedhimisht të bën të ndihesh më mirë.Medito, luaj, kërce, këndo, e vendos ti.
  4. Vendos qëllime
    Mendo çdo ditë se ku do të arrish, çfarë do të arrish, se sa i suksesshëm do të jesh.
    Nëse punon nga pak çdo ditë, sigurisht që do të kesh progres.
  5. Ndihmo dikë që është në vështirësi
    Mund të jetë një shok, një anëtar i familjes ose një koleg, nëse është në vështirësi ndihmoje , këshilloje, ose thjesht dëgjo problemin që ka.Të bën të ndihesh i rilindur dhe të rrit besimin në vete në nivele shumë të larta, bëj mirë edhe nëse e di që nuk do të marësh asgjë mbrapsh.
  6. Kalo kohë me njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë
    Sa më shumë gjëra të reja të mësosh aq më shumë pasione do të zbulosh.Mund të gjesh informacione kudo dhe mund të perfeksionosh atë që ti di të bësh më mirë dhe që të pëlqen.
  7. Prano veten si je
    Askush nuk është perfekt.Të gjithë kemi komplekset tona, kush më shumë kush më pak, ama të gjithë kemi.Mëso të duash imperfeksionet e tua, sepse pikërisht ato të bëjnë të jesh ai që je, unik.Pranimi i vetes është çelësi i konfidencialitetit.

M.D/GotaNews


TË NGJASHME