HomeLajme

Si të kuptoni nëse jeni i dashuruar apo thjesht i fiksuar?!

Dashuria është e madhe. Më në fund keni gjetur dikë që ju kupton më së miri dhe që mund të ndani çdo gëzim apo hidhërim.

Zakonisht, nëse jeni duke dalë me dikë, shumë shpejt do ta kuptoni a keni ndjenja për atë person apo jo. Nëse nuk funksionon, zakonisht ndodh sepse nuk ka shkëndijë, kimia mes jush nuk është e duhura, ose thjesht nuk keni mjaftueshëm interesa, qëllime dhe synime të përbashkët. Por në rastet e tjera kur gjithçka është duke funksionuar, atëherë do të marrë kuptim edhe shprehja “flutura në stomak” dhe do të dëshironi ta shihni personin e zemrës në çdo kohë, në çdo moment të ditës.

Por ndërsa është e lehtë të përfshihesh në vorbullën e një marrëdhënieje të re, është e rëndësishme të mbani mend se ekziston një ndryshim midis një dashurie të shëndetshme dhe një fiksim jo të shëndetshëm.

Kur takoni për herë të parë dikë, ndoshta mund të ndikoheni nga filma dhe libra romantikë. Ju ndoshta prisni dikënd që të përgjërohet nën këmbët tuaja dhe të tregojë së sa shumë ju do dhe se nuk mund të jetojë dot pa ju. Në realitet kjo nuk është gjëja e duhur për të cilën ju duhet të synoni.

Nëse dikush që jeni duke takuar ju shfaq shumë dashuri dhe ju bën dhurata, atëherë kjo mund të jetë një shenjë e nisjes së një historie të bukur dashurie, por nëse dikush ju bën të besoni se ai/ajo është i/e vetmja/i për ju dhe më pas fillon të sillet keq me ju atëherë jeni duke bërë një gabim që po e vazhdoni këtë histori.  

Ky është një veprim narcist abuziv, që këta persona e përdorin për të pasur nën kontroll partnerin/en e tyre. Zakonisht këta persona e dinë se ai/ajo që kanë në krah, do të përpiqen me të gjitha mënyrat për të risjellë edhe njëherë mbrapsh atë personin e sjellshmë që kanë njohur në fillim.

Të duash dikë do të thotë t’iu japësh hapësirën e nevojshme.

Të qenit i gjithi i konsumuar nga një marrëdhënie në fazat e hershme, mund të jetë një shenjë e obsesionit. Të qenit i fiksuar plotësisht në dikë nuk është domosdoshmërisht një shenjë treguese që partneri juaj është abuziv, por nuk është as një shenjë e mirë.

Në librin e tij “Psikologjia e pasionit: Një model dualist”, psikologu Robert Vallerand thotë se pasioni obsesiv është më shumë një kërcënim për një marrëdhënie sesa aspak pasion. Nëse dikush është i dashuruar me ju, ai ju beson. Ata duan që ju të jeni versioni më i mirë i vetvetes dhe dëshironi vetëm gjëra të mira për ju. Kjo përfshin dhënien e hapësirës kur ju nevojitet.

Nga ana tjetër, dikush që është i fiksuar pas jush do të jetë xheloz dhe posesiv. Atyre nuk do t’ju pëlqejë ideja që ju të rriteni si një person ose të keni ndonjë pavarësi, që të mos takoni dikë tjetër dhe t’i lini ato/a.

Njerëzit obsesivisht të pasionuar janë të pasigurt dhe kaq të preokupuar me mendimin e humbjes së partnerit të tyre, sa në fakt përfundojnë duke i lënë pas dore ata. Ata janë mbrojtës, kontrollues dhe zemërues, kështu që nuk është për t’u habitur që gratë në marrëdhënie me burra obsesivisht pasionant raportojnë se janë më pak të kënaqura seksualisht. Një mënyrë për të thënë nëse ju ose partneri juaj, jeni të fiksuar, është duke parë se çfarë është e përshtatshme dhe se ku qëndroni ju në jetën e partnerit/partneres.

Fillimi i një marrëdhënie të mirë do të jetë emocionuese, dhe ndjenja e “fluturave në stomak”, është një reagim normal dhe argëtue. Por nëse muajt kalojnë dhe ju akoma e gjeni veten të hutuar në punë, ose i injoroni miqtë, familjen dhe hobitë tuaja për partnerin tuaj, kjo nuk është shenjë e një marrëdhënieje të shëndetshme.

Jonathan Marshall, një psikolog dhe ekspert i marrëdhënieve,tha për “Business Insider” se kur njerëzit bien në dashuri është e natyrshme që të gjithë të tjerët të ndjehen të përjashtuar për një kohë. Por nëse filloni ta vendosni gjithë përqëndrimin tuaj te ky persona atëherë jeni duke bërë një gabim dhe ky person nuk është i duhuri për ju.

“Kur ai person tjetër bëhet Raison d’être, është shumë,” tha ai. “Kur personi tjetër bëhet perëndia juaj, kur busulla juaj e brendshme humbet në marrëdhënie dhe në personin tjetër, atëherë unë mendoj se jeni në telashe … Të biesh në dashuri është pak sëmundje sepse ne bëhemi pak të çmendur , por nëse kjo marrëzi zgjat për një kohë të gjatë, dhe ju nuk mund të gjeni busullën tuaj të brendshme, atëherë unë mendoj se kjo është një shenjë që ju nuk jeni në ekuilibër. “

Fluturat, eksitimi dhe ëndërrimi i ditës nuk janë shenja të këqija. Në fakt, ato janë sugjerime që ju jeni në rrugën e duhur për diçka të shkëlqyeshme. Por nëse mendoni se po kontrolloheni nga pasioni juaj, në vend se anasjelltas, gjërat lehtë mund të rrotullohen jashtë kontrollit.

Në fund të fundit, nëse diçka është e drejtë, do ta ndjeni. Nëse mendoni se njëri nga të dy është i fiksuar, me siguri do ta ndjeni edhe atë.


TË NGJASHME