HomeLifestyle

Si të largoni stresin dhe të pushoni në 4 hapa

Këtu do të gjeni, gjithçka që ju nevojitet për të çliruar mendjen dhe për t’u çlodhur me trupin tuaj.

1-Rituali i banjës së nxehtë.

Edhe pse imazhi i një vaske plot me ujë të nxehtë dhe qirinj të ndezur është gjëja më klasike, një dush i ngrohtë është gjithashtu i mirë. Mund të përdorni aroma të buta si bajamet, mjalti, vanilja apo manaferrat skandinave për ta bërë dushin më të këndshëm.

2-Momenti i vajit.

Vajrat e trupit thithen shumë shpejt, duke mos lënë njolla yndyre në lëkurë ose rroba. Është pikërisht konsistenca e tyre, e cila nxehet me ngrohtësinë e duarve dhe duke masazhuar trupin ndihmon për ta qetësuar atë. Ideale për t’u aplikuar pas banjës, edhe më mirë në lëkurë të lagur.

3-Aromat e shtëpisë.

Shumë nuk mendojnë për këtë, por në realitet edhe aroma që lëshohet në ajrin e shtëpisë është e rëndësishme sepse ndihmon duke të qetësuar mendjen dhe duke iu dhënë energji. Ato përbëhen nga vajra esencialë që veprojnë në mendje duke e relaksuar atë. Ndër këto, më të përdorurat janë livando dhe portokalli. Temjani është po aq relaksues, por më i pazakontë, ndërsa kamomili është një klasik i shkëlqyeshëm.

4-Ora e gjumit.

Nëse spërkatja e një arome relaksuese në mjedis nuk është e mjaftueshme, atëherë duhet të përqendroheni në aromatizimin e jastëkëve. Funksioni i tyre është shumë i lehtë: ato spërkaten në jastëk pak para gjumit. Duke thithur aromën e përbërë nga aroma natyrale, kjo menjëherë relakson trupin dhe mbi të gjitha mendjen, për një gjumë më të mirë dhe të qetë.


TË NGJASHME