HomeShëndeti

Si të mbrohemi nga koronavirusi, mjeku infeksionist jep këshillat jetike: Shmangni mjediset publike, kujdes me higjienën personale…

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, këshilloi të gjithë qytetarët shqiptarë të bëjnë kujdes nga gripi, pasi sipas tij, koronavirusi është një lloj gripi.

Mjeku Kalo theksoi se qytetarët duhet të ajrosen mirë, të kenë shumë kujdes me higjienën personale dhe të shmangin mjediset publike.

“Të ajrosen mirë, të evitojnë mjediset publike, të mos shkojnë në shkolla e çerdhe, nëse kanë simptoma, sepse janë burim përhapjeje. Në Shqipëri nuk ka asnjë të prekur me koronavirus, nuk kemi pse të shpikim iluzionin sikur ka”, tha mjeku Kalo.


TË NGJASHME