Jeta në Çift Lajme Lifestyle

Si të mbroni lidhjen tuaj nga xhelozia? Ne ju japim disa këshilla

Xhelozia e tepruar është diçka shumë ndryshe. Një sasi e vogël xhelozie është një ”e mirë” e nevojshme, sepse ajo shërben për të mbrojtur lidhjen tuaj dhe ju motivon që të jeni të vëmendshëm me partnerin.Frika më e madhe e një personi xheloz është se partneri i tyre do të largohet, por nëse vazhdoni t’ja bëni jetën ferr. Dyshimi, do ju bëjë që ta shkatërroni marrëdhënien tuaj.

1. Bëni një jetë të ndarë nga partneri
Kjo nuk do të thotë, se ju duhet të ndaheni, por thjesht bëni gjëra që nuk përfshijnë partnerin tuaj. Kjo gjë do ju japë siguri ndaj vetes dhe do vlerësoni më shumë projektet tuaja.

2. Shkruajeni dyshimin tuaj dhe më pas arsyetojeni
Ekspertët thonë se është mirë, të shkruani çdo mendim që ju çon në xhelozi. Pasi ta bëni këtë gjë, në një moment kur të ndiheni më të qetë, vini logjikën në punë dhe nuk e fajësoni më partnerin.

3. Flisni me partnerin për këtë gjë
Një nga gjërat më të mira që mund të bëni, është të shpreheni për atë që ju mundon me partnerin tuaj. Çdo dyshim që keni, bëjani të ditur, sepse shpjegimi do ju ndihmojë ta bindni veten, se po fantazoni për diçka që nuk është në realitet.

4. Mos bëni përgjithësime
E kaluara e hidhur, bën që ju mos të besoni më te partneri aktual. Largoni gjërat që keni përjetuar dhe ecni përpara.

Related posts

“Banda e shqiptarëve” vjedh 2 shkolla në Xhenova, 7 të arrestuar

Mila

Pse nuk preferohet të hani banane në mëngjes

Mila

Zëri i Amerikës: Vazhdon lindshmëria e ulët në Shqipëri

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!