HomeLifestyle

Si të menaxhoni paratë pas moshës 40-vjeçare?

Për paratë mirëmenaxhimi nuk është asnjëherë i tepërt, në çdo moshë, por mbas moshës 40-vjeçare lipset edhe më shumë vëmendje.

Pas kësaj moshe je në karrierë të plotë, të ardhurat personale përgjithësisht arrijnë pikun, ndërsa me shpejtësi je duke shkuar drejt pensionit dhe fillon momenti i duhur për të menduar edhe për atë ditë.

1-Çdo kursim duhet ta fusni në llogarinë tuaj bankare;
2-Filloni të paguani çdo gjë që nga faturat deri tek shpenzimet personale përmes kartave të kreditit;
3-Kursimet tuaja duhen përqendruar në planet afatgjata, ndryshe nga deri tani, kur keni kursyer për pushimet verore;
4-Duhet të filloni të mendoni të mbyllni kreditë me bankat;
5-Konsultohuni edhe me prindërit tuaj lidhur me kursimin dhe shpenzimin e parave. Ato e kanë kaluar fazën tuaj dhe dinë të japin këshilla shumë të vlefshme se ku duhet të përqendroheni në kursimin apo shpenzimin e parave;
6-Krijoni planet dhe kursimet për jetën kur të dilni në pension. Bëni një plan lidhur me atë se ku do të qëndroni kur të dilni në pension.


TË NGJASHME