HomeSociale

Si të menaxhoni stresin tek fëmijët dhe adoleshentët

Fëmijët dhe adoleshentët, ashtu si të rriturit përjetojnë stres. Kjo vjen si rrjedhojë e burimeve të ndryshme, si ambicia për performim të mirë në shkollë, ruajtja e marrëdhënieve me miqtë, menaxhimi apo arritja e pritshmërive të prindërve, mësuesve etj.

Psikologia Oriola Plaku tregon se nivelet e ulëta të stresit konsiderohen normale dhe ndikojnë pozitivisht në arritjen e objektivave të vendosura vetes. Ndërsa nivelet e moderuara të stresit, megjithatë krijojnë vështirësi në arritjen e këtyre mundësive. Disa herë të rriturit nuk janë të ndërgjegjshëm kur fëmijët e tyre po përjetojnë nivele te larta të stresit. Përcaktimi i sinjaleve emocionale dhe sjellore është e rëndësishme për të identifikuar problemet që ka fëmija, i rrituri, etj. Sipas saj, është fondamentale që të punohet duke i dhënë mbështetjen e duhur në mënyrë që të identifikojë shenjat e mundshme të stresit.

Duhet vëzhguar për ndryshimet negative në sjelljen. Të rinjtë të gjitha moshave, por veçanërisht fëmijët e kanë të vështirë të identifikojnë dhe verbalizojnë që përjetojnë stres. Për fëmijët manifestimi stresit shprehet nëpërmjet ndryshimeve në fushën emocionale dhe sjellore. Ata mund të shfaqin ndenja izolimi dhe ndryshime në mënyrën e përgjigjes ndaj faktorëve të jashtëm. Fëmija mund të shfaq ndryshime me motivimin për shkollën, format e reagimit në shoqëri apo me prindërit. Lind e natyrshme që prindi të jetë vigjilent dhe t’i përgjigjet në mënyrë adekuate fëmijës ose mund të zgjedh ndërhyrjen e një psikologu këshillimi.

Dëgjojeni fëmijën. Duhet të analizosh si prind fjalët që po të thotë fëmija në mënyrë që të kuptosh se në çfarë gjendje është fëmija. Analizimi i bisedës me fëmijën të bën të kuptosh edhe burimin e stresit/gazeta-shqip.com


TË NGJASHME