HomeShëndeti

Si të merrni në dorë timonin e 2020

Në ditët e fundit të vitit, të gjithë nisim të bëjmë bilancet, e të rishkruajmë në listën e qëllimeve ato që s’mundëm t’i plotësonim më parë. Ndaj merrni një laps të kuq e rendisni njëra pas tjetrës qëllimet për një vit të ri.

Frekuentimi i rregullt i palestrës. Aktiviteti fizik gjithnjë ka qenë i rëndësishëm, por nëse ju përpiqeni seriozisht këtë vit, do të mund të shihni dhe shijoni rezultatet e saj. Të paktën këtë vit mos u kujtoni për palestrën vetëm në prag të sezonit veror.

Cheat-day nuk mund të jetë çdo ditë. Të gjithëve na pëlqen të ndërpresim dietën e rregullt ushqimore me ndonjë vakt që na përkëdhel shijen. Por le të mos e teprojmë këtë vit. Ushqimi i shëndetshëm ju mundëson një jetë më aktive. Por dhe kënaqësia e shijes nuk duhet lënë pas dore, ndaj tolerojini vetes një Cheat-day njëherë në disa kohë.

Lini duhanin. Ose të paktën, eliminoni tymin e tij, pasi siç e keni lexuar kudo, elementët më të dëmshëm gjenden në të. Nëse vendosni të kaloni në produkte pa tym por me përmbajtje nikotine, përdorni IQOS. Pajisje e zhvilluar nga Philip Morris, e cila duke shmangur djegien e duhanit, eliminon një pjesë të konsiderueshme të elementëve përgjegjës për sëmundjet e lidhura me duhanpirjen. Për një kalim më të lehtë në produktet alternative të duhanit, IQOS 3 Duo ju vjen në ndihmë, duke ju ofruar gjithçka që IQOS mundëson së bashku me përdorimin e pajisjes për dy fije duhani të njëpasnjëshme.

Jetojeni 2020 realisht, jo virtualisht. Mundësitë pafund që ofron bota online gozhdojnë para pajisjeve digjitale të rritur e të vegjël. Nëse në ndërveprimet e përditshme, interneti ju afron me ata që keni larg, kjo s’duhet t’ju largojë aspak nga njerëzit që keni pranë vetes. Përcaktoni një orar dhe një limit për lundrimin në internet. Kufizoni oraret e përdorimit dhe këtë vit do të keni mundësi të qëndroni më pranë atyre që ju rrethojnë, e të jeni aty ku jeta ndodh vërtet.

Krahas listës së qëllimeve, mos harroni të jetoni çdo moment që ky vit do të sjellë për ju. Krijoni në të kujtimet tuaja më të bukura dhe shijoni çdo ditë që vjen ndryshe nga të tjerat. Mos harroni që festa më e bukur është vetë JETA.


TË NGJASHME