HomeShëndeti

Si të mos shtosh kile gjatë pushimeve verore

Pasi përpiqeni gjithë vitin për një trup të tonifikuar e muskuloz, shkatërroni gjithçka në vetëm 2 javë pushime. Kile të shtuara rreth belit, në këmbë apo krahë. Për të shmangur diçka të tillë:

~ Zëvendësojini pijet (e gazuara ose jo) me lëngje të freskëta frutash ~

E mira është që lëngun e preferuar ta pini 20 minuta para vaktit. Kështu nuk do të jeni më aq shumë të uritur. Provoni të shtoni në lëngun e frutave pak kanellë ose në atë të zarzavateve pak piper të kuq. Do ta nxisin akoma më shumë metabolizmin!

~ Notoni për më shumë se 20 minuta ~

Kufiri minimal është 30 minuta. Sa më shumë, aq më mirë për ju. Ndërrojini stilet gjatë notimit për të vënë në lëvizje sa më shumë muskujt të trupit.

~ Bëni ushtrime në ujë ~

Hidhni në zbatim gjithçka keni mësuar në palestër. Ushtrimet realizojini me nga 3 sete dhe përsëritini 15 herë për secilin set. 

~ Konsumoni fruta deti në vend të mishit ~

Pulën, bërxollat e derrit apo biftekët e viçit zëvendësojini me frutat e detit. Shumë persona ia kanë dalë të bien në peshë vetëm falë tyre.

~ Shëtisni ~

Ecni të paktën 30 minuta në ditë. Eksploroni dhe shijoni natyrën ndërkohë që pa kuptuar do kujdeseni edhe për trupin.


TË NGJASHME