Lajme Psikologji Sociale

Si të parandalosh depresionin/ Zgjidhjen e gjeni këtu

Aktiviteti fizik dhe stërvitja në mënyrë adekuate janë të rëndësishme për shëndetin fizik dhe mendor.

Udhëzimet e tanishme për shëndetin publik vazhdimisht rekomandojnë që të mundohemi të jemi aktiv në shumicën e rasteve.

Sipas këtyre udhëzimeve duhet bërë të paktën 150 minuta stërvitje me intensitet të moderuar në javë, për të ruajtur shëndetin dhe për të parandaluar depresionin ose 75 minuta stërvitje me intensitet më të fuqishëm për përfitime shëndetësore shtesë. 

Kjo sepse ndalimi i stërvitjes mund të rezultojë në rritjen e simptomave depresive sipas një hulumtimi të shëndetit mendor.

Studimet e realizuara kanë vlerësuar gjendjen pas ndërprerjes së ushtrimeve në 152 individë të rritur. Ata kishin ndërmarrë 30 minuta stërvitje, nga tri herë në javë, për minimum tre muaj.

Një pjesë e gjerë e provave klinike kanë treguar se stërvitja e rregullt mund të zvogëlojë dhe të trajtojë depresionin.

Megjithatë, ekziston një kufizim në hulumtimet që tregojnë për atë që ndodh me simptoma depresive kur ushtrimi ndalet, por pavarësisht kësaj “Tani për tani, është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë ndikimin e mundshëm në mirëqenien e tyre mendore kur ata ndërpresin stërvitjen e rregullt”.

Related posts

Mos i thoni KURRË! 11 shprehjet që do të shkatërronin edhe çiftin më të lumtur

Mila

Grabitja në Rinas, Lleshaj: Porta nuk iu hap policisë, pasi…

Xhensila Gotanews

Samiti i BE/ Macron: Do bllokoj çdo përpjekje për zgjerim të …

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!