HomeShëndeti

Si të pastroni mushkëritë pasi keni lënë duhanin?

Nëse keni pirë duhan për vite me radhë dhe tashmë keni hequr dorë, ky është vërtet një veprim për t’u përgëzuar. Por mos mendoni se trupi juaj do të “pastrohet” sa hap e mbyll sytë që në momentin që ju nuk konsumoni më cigare. Ky process kërkon kohë, por ekzsitojnë gjithasht mënyra të jetuarit shëndetshëm që përshpejtojnë këtë proces.

Këshillat e mëposhtme  do të ndihmojnë duhanpirësit dhe tashmë jo-duhanpirësit për të pastruar mushkëritë e tyre në mënyrë natyrale.

Një gotë çaj bimor


Pirja e një gote çaji bimor para se të shkoni në shtrat duhet të shndërrohet në një zakon për ju. Çaji do të çhelmojë trupin tuaj dhe do të pastrojë mushkëritë tuaja.

Lëngje të freskëta


Pirja e lëngjeve të freskëta të shtrydhura do të pastrojë mushkëritë tuaja. Ato janë plot me antioksidantë natyrore  Këshillë: Mos shtoni sheqer apo ujë.

Lëng karrote


Pirja e lëngut të  karrotës midis mëngjesit dhe drekës do të rrit nivelet e pH në gjak dhe do t’ju ktheje procesin e detoksifikimit të mushkërive tuaja.
Pije të pasura me kalium

Lëng boronicë


Një gotë me lëng boronicë para se të shkoni në shtrat forcon trupin dhe lufton kundër infeksioneve bakteriale.

Banjat me avull


Thithja e thellë mbi një banjë me avull është e dobishme për shumë arsye. Kjo do t’ju çlirojë nga ftohjet dhe përmirëson  rrugët e  frymëmarrjes.


TË NGJASHME