HomeShëndeti

Si të përgatitemi dhe të furnizohemi për karantinë

Do ju duhen më shumë se letra higjenike

Mësimi po bëhet në mënyrë virtuale, kompani si Google dhe Facebook po i thonë punonjësve të tyre të punojnë nga shtëpitë dhe njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi.
Siç edhe u konfirmua, koronavirusi tani është pandemi dhe shumë shpejt ne mund të na duhet të kalojmë shumë kohë në shtëpi.
Duke qenë se virusi po përhapet me ritme të shpejta ekspertët këshillojnë që të qëndrojmë në shtëpi dhe të distancohemi nga grumbullimet me njerëz.

Cili është ndryshimi midis karantinës, izolimit dhe distancimit social?
Distancimi social, izolimi dhe karantina kanë secila qëllime të ndryshme por të gjitha këto protokolle janë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Ja çfarë kuptimi ka secili nga termat:

  • Distancimi social: Përdoret për të limituar marrëdhëniet e afërta midis njerëzve. Mund ta keni parë që kjo ka qenë arsye për anullimin e konferencave, mbylljen e shkollave. Individët mund të zgjedhin të distancohen vetë duke shmangur transportin publik ose duke punuar nga shtëpia. Masa të tjera të disancimit social përfshijnë mos dhënien e dorës dhe të qëndruarit me shumë se 1 metër larg çdo personi.
  • Karantina: Të karantinohesh ose të vetëkarantinohesh është kur një person i cili nuk është i sëmurë e kufizon lëvizjen e tij dhe e veçon veten nga njerëzit e tjerë. Përdoret kur një person ka qenë në kontakt me një person i cili mund ta ketë pasur virusin ose jo dhe i duhet që të monitorojë simptomat. Karantina gjithashtu përdoret kur një individ ka mundësi të lartë ta marrë virusin nga një person që mund të ketë shfaqur simptoma.
  • Izolimi: Përdoret kur një person është i infektuar dhe veçohet nga njerëzit e tjerë për të parandaluar përhapjen e virusit. Në disa raste personat e infektuar mund të izolohen në spitale , ndërkohë që ata me simptoma të menaxhueshme izolohen në shtëpitë e tyre.

Si të përgatitemi për karantinim?

Të përgatitesh për karantinim është më shumë se sa thjeshtë të furnizohesh me letra higjenike dhe ujë. Kjo listë produktesh do ju ndihmojë ju dhe familjen tuaj të përgatiteni për të kaluar shumë kohë në shtëpi.
Kini parasysh se ne nuk po japim sasinë e saktë sepse kjo varet nga sa e madhe është familja juaj. Sasia gjithashtu varet edhe nga sa kohë ju keni planifikuar të qëndroni në shtëpi. (2 javë është minimum i mirë por 1 muaj është më mirë).

Banjo dhe higjenë

  • Furnizime me ilaçe për 30 ditë, këtu përfshihen qetësues për dhimbjen, për kollën etj.
  • Letra higjenike (të cilat do i përdorni më shumë meqë do jeni gjithë kohën në shtëpi)
  • Produkte higjenike për femrat
  • Sapun duarsh (jo, nuk ju duhet me domosdoshmëri dezinfektanti)
  • Detergjent për rrobat
  • Pelena për bebet dhe produkte të tjera (nëse keni fëmijë të vegjël)
  • Shampo flokësh, shampo trupi dhe produkte për lëkurën

Ushqime dhe kuzhinë
Nuk ka një listë fikse me ushqimet që duhet të merrni por janë disa ushqime janë më të mira se disa ushqime të tjera.

Kuzhinë:

  • Bizele të thata, oriz dhe drithëra të tjera si tërshëra.
  • Konserva peshku dhe supe
  • Vaj, kripë, piper
  • Kafe dhe çaj
  • Ushqime që kanë jetëgjatësi, si përshembull fruta të thata, arra etj.
  • Makarona
  • Vezë
  • Qumësht

Në ngrirje:

  • Mish
  • Perime dhe fruta

Të tjera:

  • Ushqim për kafshët shtëpiake (nëse keni)
  • Dezinfektues për çdo qëllim.
  • Filtër uji
  • Detergjent enësh dhe sfungjerë
  • Peceta

Ndryshoni rutinën tuaj
Të humbësh rutinën që ndjek çdo ditë dhe të jesh i mbyllur brenda bën që truri të lodhet. Këto janë disa nga gjërat që mund të bëni në shtëpi:

Ushtrime: Nuk ju duhet një trajner personal në shtëpi për të bërë ushtrime. Ka shumë kanale në YouTube ose aplikacione ku mund të shikoni ushtrime të ndryshme dhe t’i praktikoni në shtëpi.

Lexoni: Ndoshta ka ardhur koha që të lexoni atë librin që keni lënë mënjanë dhe të zgjeroni horizontin tuaj. Mos lini që t’ju ikë koha kot.

Shënim: Informacioni në këtë artikull është vetëm për qëllime edukimi dhe nuk është këshillim mjekësor ose shëndetësor. Gjithmonë konsultohuni me një person të kualifikuar për sa i përket gjërave që kanë të bëjnë me shëndetin tuaj.

TATANI


TË NGJASHME