HomeLifestyle

Si të përmirësosh jetën në çift pas ardhjes së fëmijëve

Kur një fëmijë vjen në jetën e një çifti, ka një ndryshim thelbësor në rutinën e përditshme. Kujdesi dhe vëmendja ndaj anëtarit të ri të familjes, sidomos në muajt e parë, janë absolutisht normale. Megjithatë është e rëndësishme që të paktën njëherë në javë ti dhe partneri yt të gjeni një hapësirë për të dalë nga rutina dhe për ta forcuar më shumë marrëdhënien tuaj.

Po çfarë duhet të bësh?

Dilni për një takim

Një takim me partnerin tënd në një restorant ose bar do t’ju lërë hapësirë për të forcuar marrëdhënien tuaj të dashurisë. Megjithatë është e rëndësishme për të mos marrë fëmijët në këto takime, sepse ideja është të flisni lirshëm për të gjitha problemet.

Arratisje në fundjavë

Të arratisesh në fundjavë në një vend ndryshe është një zgjedhje ekselente për çiftet. Lërini fëmijët tek gjyshërit ose me një familjar. Ky plan do të përmirësojë humorin tuaj.

Flisni më shumë

Flisni me partnerin, qoftë edhe 10 minuta në ditë, dëgjoni çarë i ka ndodhur gjatë ditës dhe çfarë e shqetëson, pasi kjo është shumë e rëndësishme që një raport të funksionojë. Një çift që nuk komunikon do të largohet emocionalisht dhe kjo do ta çojë në konflikte.


TË NGJASHME