HomeLifestyle

Si të rikthejmë shkëlqimin e objekteve të argjendit?

Objektet e argjendit që keni në shtëpi kanë fituar një veshje të shëmtuar të zezë që u ka hequr atyre shkëlqimin? Bëjini të shkëlqejnë sërish si të reja argjendurinat tuaja me këtë truk të thjeshtë: duke përdorur lëngun e patateve të ziera dhe ketchup.

Lëngu i patateve të ziera:

Amidoni është një mik i mirë i patateve: prandaj provoni të zhysni objektet e argjendit në ujin e patateve të ziera (të kulluar) dhe do t’i keni përsëri si të reja. Do të keni një rezultat më të mirë nëse këtij lëngu do t’i shtoni edhe një lugë niseshte.

Ketchup:

Edhe salca ketchup mund të jetë e dobishme për këtë funksion. Vendosni pak ketchup në një copë letër dhe fërkoni objektin që doni të pastroni. Për efekt të menjëhershëm, lëreni ketchupin të veprojë tek objekti prej argjendi dhe pastrojeni pas disa minutash.


TË NGJASHME