HomeLifestyle

Si të rritni me sukses biznesin tuaj të veshjeve

Kur bëhet fjalë për të zgjeruar biznesin tuaj të modës, është e dobishme të mësoni se çfarë funksionon dhe çfarë jo, nga ekspertët në mënyrë që të mund të bëni më pak gabime dhe të keni përparësi ndaj konkurrentëve. Nëse e doni modën dhe po kërkoni të rritni markën tuaj, atëherë ky udhëzues është për ju.

1. Ndërtoni linjën tuaj të produkteve
Filloni me një linjë të vetme produkti dhe ndërtoni të tjerët nga ajo. Vetëm nëse koleksioni i parë shitet, është koha për të kaluar në koleksionin tjetër. Edhe nëse mund të keni marrë tashmë komente të bukura për veshjet tuaja, mos u rrëmbeni derisa të shihni që veç komenteve të bukura ka edhe shitje. Në fund të fundit, shitjet janë ato që sinjalizojnë një jetëgjatësi për biznesin.

2. Shikoni për veshjet që janë në trend
Gjithmonë mbani sytë tuaj tek veshjet që janë në modë, në mënyrë që të mund të siguroni atë që është e njohur. E dimë se koleksioni kërkon disa muaj për ta planifikuar, dizajnuar, krijuar dhe lançuar, kështu që gjithmonë duhet të siguroheni që artikujt për të cilët po punoni do të jenë akoma në stil deri në kohën kur koleksioni është gati për publikun.

3. Sigurohuni që marka juaj të ketë një “mesazh”
Kjo do të thotë që marka juaj e modës ka një mesazh të qartë, me vlera, dhe se materialet tuaja të marketingut përputhen me të.

3. Përdorni reklamimet
Kur e tregtoni koleksionin tuaj para audiencës së duhur, atëherë do të jeni në gjendje të rritni mirë biznesin tuaj. Krijoni një uebfaqe për të vendosur praninë tuaj në internet, edhe nëse shisni vetëm përmes internetit .

Gjithashtu, përdorni mediat sociale për të marrë sa më shumë për dyqanin tuaj. Për shembull, krijoni një faqe në Facebook dhe filloni të komunikoni me audiencën tuaj të synuar duke postuar rregullisht atje.

4. Prodhimi nuk është i lehtë
Prodhimi shpesh vjen me pjesën e tij të problemeve, prandaj bëhuni gati për çdo rast. Për shembull, nëse jeni në fillim, atëherë do të keni porosi të vogla dhe kjo e bën të vështirë marrjen e produkteve me çmime të ulëta nga prodhuesit, pasi ju i merrni ato me pakic dhe jo me shumicë. Gjithashtu, ata mund të kërkojnë që ju t’i paguani në momentin që merrni furnizimin pa pritur qe ju të mundë të shisni dhe më pas ta likujdoni prodhuesin, gjë që mund të jetë e vështirë kur nuk keni shumë para në fazat fillestare.

5. Përfshirja e mendimeve në rritjen e biznesit tuaj
E fundit, bëni një përpjekje për të mbajtur marrëdhënie të forta me furnitorët në mënyrë që të mund të merrni produkte brenda një kohe të arsyeshme për të ruajtur një reputacion të mirë të markës. Gjatë kohës që afroheni me shumë klientë, përdorni këshillat e mësipërme për t’ju ndihmuar të zgjeroheni me sukses.

Gjithmonë sigurohuni që të falenderoni klientët besnikë, pasi ato janë shtylla kurrizore e biznesit tuaj. Ndër mënyrat për të treguar mirënjohjen tuaj janë giveaways, shitjet, dhe mostra falas me blerjet mbi një sasi të caktuar.


TË NGJASHME