HomeShëndeti

Si të ruheni nga koronavirusi/ ISHP nxjerr të dhënat dhe ju bën apel

Instituti i Shëndetit Publik me një postim në Facebook ka shpërndarë një video ku ka nënvizuar edhe njëherë kujdesin që duhet të kenë sidomos disa kategori të caktuara pasi janë më të rrezikuar se të tjerët nga COVID-19.

Më të rrezikuarit sipas ISHP janë personat me moshë mbi 65 vjec, me sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të mushkërive, astmë e diabet, personat që kanë sistem imunitar të dobët dhe janë në trajtim për kancer.

Çfarë duhet të bëjnë ata për të shmangur infektimin me koronavirus?

Shmangni kontaktin e ngushtë me persona të tjerë
Shmangni vendet e populluara dhe qëndroni në shtëpi
Lani duart sa më shpesh.

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME