HomePsikologji

Si të shpëtosh nga një takim i keq? Justifikimet më epike

Shumë prej jush mund të kenë përjetuar disa takime të pakëndshme. Po mos u shqetësoni pasi ka disa justifikime, që do t’ju shpëtojnë në këto momente të vështira.

1.

“Njoha këtë djalin në kompaninë e teatrit ku të dy performojmë. Ishte i këndshëm, por nuk isha e interesuar, kështu që i thash një natë se nuk mund të dilja me të, sepse do të shkoja të blija një mace. Të nesërmen më pyeti se çfarë mace zgjodha dhe unë iu përgjigja: ‘Cila mace?’”.

2.

“I thash djalit që dola në takim se qeni kishte ngrënë një çorape dhe duhet t’i bëja një operacion urgjent për t’ia hequr… Unë as nuk kam një qen”.

3.

“Ky djali mbante një aromë të tmerrshme trupi, ishte i mbytur në djersë. Kështu që i thashë se duhej të ktheja një fustan me urgjencë para se të mbyllej dyqani dhe ika me vrap”.

4.

“Shkuam për ushqim japonez (edhe pse ai e dinte që unë e urreja). Ai po hante dhe më nxiste që të haja dhe unë, kështu që i thash se më pëlqenin vajzat”.

5.

“Një herë i thash shoqes së ngushtë të më telefononte. Ajo më ‘njoftoi’ se macja e saj ishte duke vjellë, kështu që i thash djalit se më duhet të shkoja ta ndihmoja”.

6.

“Mezi po prisja të dilja me këtë djalin, derisa më tha që të shkoja ta merrja me makinë, sepse i kishin pezulluar patentën. Atëherë e mora në telefon dhe i thash që duhet të shkoja te doktori se kisha shumë dyllë ne vesh dhe isha e shqetësuar. Funksionoi”.

7.

“Punoja si kameriere, kështu që kur e kuptoja se nuk duhet të dilja në një takim, thjesht i thosha që restoranti ka marrë flakë”.

8.

“U regjistrova për të punuar me orare shtesë, në mënyrë që të mos e takoja”.


TË NGJASHME