HomeModa

Si të vishemi për Krishtlindje

Në qofte se nuk keni akoma ide të qarta e doni të jeni absolutisht perfekte gjatë festave të fundvitit, atëherë ndiqni sugjerimet tona. Do të zbuloni që ka shumë propozime supermoderne të përshtatshme për të gjithë.
Nuk mund të mos ju këshillojmë transparencat e guximshme, por të rafinuara në të njëjtën kohë, që kanë infektuar veshjet e të gjitha shtëpive të modës. Luani me vellot e mrekullueshme që zbulojnë pak lëkurën dhe do të keni një rezultat elegant e të rafinuar.
Një nga copat veçanërisht dimërore është kadifja, e cila kthehet shpesh në modë gjatë festave të fundvitit. Edhe këtë vit do të jenë shumë në modë, sidomos ngjyrë vishnje  dhe jeshile pylli.

Mbetet i preferuar edhe stili barok dhe i pasur. Dekorimet ngjyrë ari do të jenë protagonistë të mëdhenj për festat, do të pasurojnë veshjet me punime të rralla, por edhe aksesorët si varëse apo vath shumë të mëdhenj.

Është gjithmonë në modë kompleti xhaketë e pantallona, sidomos kur prerja është mashkullore. Në këtë rast mund të rrëmbeheni nga modelet klasike apo të luani me kadifen, por pse jo edhe me transparencat : do të keni një rezultat shumë të rafinuar. Në qoftë se doni të ndiheni femërore, atëherë, zgjidhni fundin e ngushtë e të gjatë, që mund të kombinoni me bluza apo këmisha mëndafshi.

Gjatë periudhës së Krishtlindjeve shpalosen peliçet, apo më mirë ekopeliçet që pëlqehen akoma më shumë. Zgjidhni ngjyra të forta, ose verbohuni nga eleganca e ngjyrës së bardhë.

Ngjyrat ???
 Si gjithmonë, tendenca më e madhe do të jetë e kuqja, mirë do të ishte sikur ta zgjidhnit në nuancën e errët. Por kemi edhe një rikthim të madh të jeshilen dhe blusë elektrike. E për të mos gabuar kurrë, e zeza!!!

Image result for veshje per krishtlindje
Image result for veshje per krishtlindje
Related image
Image result for veshje per krishtlindje

TË NGJASHME