HomeModa

Si të visheni me stil gjatë stinës së dimrit

Fanellat me fyt në të gjitha variantet janë kthyer në modë. Ka diçka në atë dukje të reduktuar klasike që e mban në krye të skenës.

Këtë sezon fanellat me fyt janë kthyer në modë në të gjitha variantet dhe patjetër duhet t’i keni në gardërobën tuaj së paku dy fanella të tilla! Inspirimin gjejeni në tekstin tonë.

Ekzistojnë modele të ndryshme të këtyre fanellave, ndërkaq ju zgjidhni atë e cila i përshtatet stilit tuaj. E veçantë është ajo klasike, e thjeshtë e cila i përshtatet trupit tuaj.

Modeli i tillë i thjeshtë është shumë i efektshëm. Bashkë qafën që është gjithashtu e ngushtë, e lartë, mund ta mbështillni ndonjëherë. Këtë veshje klasike e duan edhe të famshmit, si edhe Ivanka Trump.

Fanellën e thjeshtë barteni si të vetme por edhe nën triko. Mund të shtoni orën efektive për dukje stilizuese afariste, të cilën shkëlqyeshëm do ta plotësoni me xhaketë. Këtë variant të fanellës me fyt dhe me stoli të theksuara barteni në variantin e mbrëmjes për elegancë dhe dukje trendi.

Me xhaketë lëkure apo me fund kjo fanellë është më se e qëlluar. Trikoja e gjerë me fyt duket edhe e rehatshme edhe joshëse. Është e ngrohtë, duket bukur, ndërkaq në ndonjë nuancë natyrale të bardhë, bezhë apo të hirtë do të jetë veshje e shkëlqyeshme të cilën mund ta bartni gjithkund.

Fanella e gjerë, është lloj i veçantë i veshjeve. Ose e doni ose jo. Mirëpo kur është fjala për fanellën me fyt, jemi të sigurt që ka shumë fansa këtë sezon. Me xhinse të ngushta është super për shëtitje relaksuese dhe për të shkuar për të pirë kafe.

Fustani-fanellë me fyt është edhe një ndër opsionet për bartjen e këtij trendi. Çizmet e mira do ta plotësojnë veshjen. Mund të jetë fustan-triko, i pambuktë, i kadifenjtë.

Fanella me fyt e stilit ponço është e përsosur për këto ditë me diell por të ftohta, kur mund ta bartni në vend të xhaketës.


TË NGJASHME