Lajme Lifestyle Moda

Si të visheni në një intervistë pune

Thuhet se nuk gjykon veshja, por kur bëhet fjalë për t’u përballur me një intervistë pune, veshja e duhur mund të bëjë diferencën. 

Më poshtë keni një listë  nga ekspertë të stilit që ju të arrini një sukses, të paktën në pamjen e jashtme, në një intervistë pune.

1. Sigurohu që veshjet të jetë të pastra dhe të hekurosura.

2-      Evito veshjet shumë të ngushta, që nuk i përshtaten fizikut tuaj.

3-      Evito ngjyrat shumë të ndezura.

4-      Evitoni aksesorë apo bizhu që bihen shumë në sy, apo parfume me aromë të fortë.

5-      Vishni këpucë të pastra dhe jo shumë të përdorura. Meshkujt duhet të evitojnë atletet dhe të zgjedhin këpucë klasike. Ndërsa femrave u këshillohet që të mos veshin taka shumë të larta apo sandale.

6-      Sigurohuni që të vini një rrip që i përshtatet stilit që keni veshur dhe të jetë një ngjyrë me këpucët.

7-      Të paraqiteni me flokët dhe mjekrën të rregulluar.

8-      Sigurohuni që t’i keni duart të pastra dhe të rregullta pasi janë pjesa e trupit që ekspozohen më shumë gjatë një interviste pune.

9-      Merrni gjithnjë në konsideratë se nuk ekzistojnë mbledhjet informale. Nëse keni dyshime më mirë ta teproni pak me formalitetin.

10-  Por më e rëndësishmja të jeni vetvetja.

Related posts

Lëkundje tërmeti në Greqi

Klaudia gotanews

Prokuroria reagon pas urdhrit: S’kemi qëllim cënimin e lirisë së mediave

Klaudia gotanews

Partia e Merkelit kërkon dialog mes Ramës e Bashës

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!