HomeModa

Si të zgjidhni çantën ideale për trupin tuaj? Disa këshilla

Për të krijuar një pamje perfekte, duhet të mendoni për çdo gjë. Çanta siç e dini ka një rol të rëndësishëm në veshjen tuaj, prandaj edhe duhet t’i kushtoni rëndësi.

Ka disa lloje çantash që ju ndihmojnë të dukeni bukur, por ka edhe nga ato që ndikojnë jo për mirë në look-un tuaj. Ajo çfarë duhet të bëni është të dini të zgjidhni me kujdes çantën që ju përshtatet.

Ne do t’ju japim disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë:

Së pari, duhet të mësoni karakteristikat e trupit tuaj:

-Nëse keni shpatulla më të gjera se ijet tuaja, keni një formë trekëndëshi të përmbysur.

-Nëse beli dhe supet janë më të ngushta se ijet tuaja, forma e trupit tuaj është dardhë.

-Nëse supet, beli dhe ijet tuaja janë të njëjtën madhësi, atëherë ju jeni një lloj drejtkëndëshi.

-Nëse beli juaj është më i madh se supet dhe vithet, atëherë ju jeni në formë e mollës.

-Nëse shpatullat dhe ijet tuaja janë të ekuilibruara me një bel të ngushtë, ju keni një formë si ‘ora e rërës’.

Nëse keni një formë trekëndëshi të përmbysur

Mbani vëmendjen rreth zonës tuaj të belit për të krijuar një pamje të ekuilibruar. Pika për t’u marrë parasysh për ju është gjatësia dhe gjerësia e rripave të çantës. Meqenëse nuk keni nevojë për më shumë aksesorë rreth gjoksit tuaj, mos zgjidhni çanta me rripa të shkurtër. Mund të provoni çanta me një rrip. 

Nëse keni një formë drejtkëndëshe

Ju duhet të shtoni kthesa në formën tuaj për të kompensuar figurën tuaj të mprehtë, kjo është arsyeja pse dizajni dhe materiali i çantës janë të rëndësishme për ju. Mbani gjatësinë e rripave në mënyrë që çanta të bjerë rreth ijeve tuaja dhe lini çantat e strukturuara mirë dhe në formë gjeometrike për të tjerët.

Nëse keni formë dardhe

Ju nuk dëshironi të dukeni më të shëndosha nga beli dhe poshtë, prandaj mbajeni përqëndrimin rreth shpatullave dhe gjoksit. Për të arritur këtë duhet të keni kujdes me gjatësinë e rripit. Çanta juaj nuk duhet të bjerë poshtë vijës së belit.

Nëse keni formë molle

Ju duhet të krijoni një iluzion për të balancuar format e trupit tuaj. Madhësia dhe dizajni i çantës së dorës që zgjidhni do të bëjë ndryshimin në të gjithë veshjen. Qëndroni larg modeleve të vogla, të shkurtra dhe të çrregullta.


TË NGJASHME