HomeShëndeti

Si t’i pastrojmë frutat dhe perimet në mënyrën e duhur?!

Frutat dhe perimet janë të pandashme në periudhën e verës.
Ekspertët tregojnë se si të lahen produktet ushqimore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Edhe pse nuk ka prova që virusi te transmetohet përmes ushqimit rekomantohet që frutat dhe perimet të lahen siç duhet para konsumimit.

Ja si duhet ti pastrojm:

  • Pastroni lavamanin para se të vendosni ushqimet.
  • Lani frutat dhe perimet me ujë të vakët.
  • Lanjini me ujë të pijshëm ose të rrjedhshëm.
  • Mos përdorni dezinfektues, ose produktet e pastrimit të përditshëm.
  • Vendosni në frigorifer frutat dhe perimet që duhet të rrinë në ftohje dhe pjesën tjetër që duan temperaturën e dhomës i vendosni në shport ose në rafte.
  • Mos i lini ushqimet jashtë shtëpisë në makinë ose garazh në mënyrë që të shmangni rrezikun e ekspozimit ndaj diellit.

Duke përdorur metodat e duhura do kemi ushqime më të shëndetshme.


TË NGJASHME