HomeShëndeti

Si t’i rezistoni dëshirës për ëmbëlsira

Të jesh rezistent ndaj ëmbëlsirave nuk është vetëm çështje vullneti, por edhe se çfarë zgjedhim ne të vendosim në tryezë.

Ëmbëlsirat, biskotat, çokollatat dhe akulloret gjithmonë kanë tendencën që të na “bëjnë për vete”.

Por disa studime tregojnë se një tejkalim i masës së këtyre produkteve nuk është i mirë për shëndetin dhe fillojnë probleme me obezitetin dhe diabetin.

Me pak fjalë sa më shumë ti konsumoni aq më shumë ju rritet dëshira për ti ngrënë duke shkaktuar një mekanizëm të dëmshëm për shëndetin.

Por si mund t’i rezistoni?

1) Pirja e dy tabletave çaji të zakonshëm bimor, përveçse forcon metabolizmin tuaj, ka një funksion pastrues dhe kullues, duke vepruar kundër yndyrave; por mbi të gjitha luftojnë urinë nervore.

2) Nëse tundimi për ëmbëlsira bëhet i papërmbajtshëm, atëherë hani turshi, pasi ato kanë aftësinë që ju t’iu largoheni tundimeve të forta të ëmbëlsirave dhe ushqimeve të shpejta që përmbajnë yndyrë.

3) Yogurti përveçse ju largon urinë, rikthen florën bakterore, në sajë të enzimave që përmban, ju ndihmon të keni një bark të sheshtë. Ideja është që të hani një gotë jogurt, ose kos, tri apo katër herë në javë.

4)Po kështu janë edhe agrumet, si ananasi, limoni, portokalli, mandarina. Ananasi ndihmon në tharjen e lëngjeve që ndihmojnë formimin e celulitit; ndërkohë agrumet në përgjithësi janë të përbëra nga vitamina C dhe flavonoidi të cilat e bëjnë lëkurën elastike dhe të tonifikuar. Gjithashtu ato të japin një ndjesi ngopjeje, duke ju mbajtur larg ëmbëlsirave në një mënyrë të natyrshme.

Si përfundim vlen të thuhet se ju nuk duhet të largoheni fare nga të ngrënit e ëmbëlsirave. Përkundrazi, organizmi ynë ka nevojë edhe për to. Por ju duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos arrini deri në tundime, të hani me kriter.


TË NGJASHME