HomeLajmi i Fundit

Si u gjetën në anije 21 emigrantët shqiptarë teksa kërkonin ushqim

Mes peripecive për të kaluar ilegalisht, 21 emigrantë shqiptarë hipen dhe u fshehen në një anije mallrash në Mbretërinë e Bashkuar, duke shkaktuar panik tek anëtarët e ekuipazhit, që u alarmuan nga zbulimi që bënë. 

Kështu raporton “The Sun”, teksa shkruan se bëhet fjalë për 19 burra dhe 2 fëmijë, të gjithë shqiptarë, që i frikësoheshin kontrollit, ndërkohë që ishin në kërkim të ushqimit dhe cigareve.

“The Sun”, shkruan se emigrantët u fshehën në anije, pak para se anija te nisej nga  Bilbao, ne Spanjën veriore. Ekuipazhi, prej 10 anetaresh kerkoi ndihme, pasi i zbuloi, duke njoftuar permes radios.

Sipas asaj që raporton media e huaj, anija u nis të premten e shkuar, ndërkohë që shqiptarët u gjetën sapo mbërritën të martën në Mbretërinë e Bashkuar.