HomeSociale

Si u kapën në Greqi dy shqiptarët e rrezikshëm

Pas një ndjekjeje spektakolare policore në qendër të Athinës, arrestohen dy shqiptarë të rrezikshëm, të pajisur me armë.

Mediat greke raportojnë se dy shqiptarë të moshave 30 dhe 37 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, u arrestuan në Athinë nga policia e DI.AS Group.

Ata akuzohen për vjedhje, mosbindje të policisë, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge. Sipas policisë greke të Athinës, dy shqiptarët që udhëtonin me një makinë private në Patission Street refuzuan të ndalonin pas sinjalit te policise për kontroll.

Menjëherë pas kësaj, shqiptaret shtuan shpejtësinë duke u përpjekur për t’u larguar por pa rezultat pasi u kapen nga policia.

Nga kontrolli i ushtruar tek 30 vjecari shqiptar policia gjeti nje arme te mbushur me fisheke si dhe nje kreher me 12 fisheke, si dhe nje tjeter arme, revolver me gjashtë fishekë brenda dhe kreher me 18 fishekë.

Në të njëjtën kohë, nga kontrolli tek 37 vjecari shqiptar u gjet dhe u konfiskua nje sasi droge prej 5 grame kokaine si dhe nje thike.
Nga hetimi policor grek mesohet se 37-vjeçari shqiptar ka qene person i denuar me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe vjedhje.

Nderkohe eshte konstatuar se makina private me te cilen u kapen shqiptaret rezultoi e vjedhur, ndërsa 30-vjeçar shqiptar nuk kishte dokumenta qendrimi per ne Greqi. Të dy shqiptaret e arrestuar u morën në Prokurorine e Athines.


TË NGJASHME