HomeShowbiz

Kepi i Tundimeve\ Dy konkurrentët i shprehën pëlqimin njëri-tjetrit në program por ja si vazhdoi njohja mes Ornelës dhe Klejdit

Kur qëndrimit në “Kepin e Tundimeve” i erdhi fundi, Ornela deklaroi se pëlqen Klejdin.

Dy konkurrentët i shprehën njëri-tjetrit pëlqimin që kishin teksa udhëtonin me anije. Gjatë reality shoë-t, Ornela flirtoi dhe me Gabrielin, por këtij të fundit i sqaroi se mes tyre nuk mund të ketë asgjë.

Por, a vazhdoi njohja mes Ornelës dhe Klejdit jashtë “Kepit të Tundimeve”.

Ornela thotë se tashmë, secili sheh “punët e veta”.

“Dolëm nga Kepi, secili pa angazhimet e veta. Jemi takuar dy-tre herë, por nuk pati asnjë më tepër. Nuk shkoi më tej. Kemi stil jetese të ndryshme”.

Por me humor, Ornela tha se është e sigurt që “Klejdit i pëlqejnë më shumë biondet se flokëkuqet”, duke iu referuar afrimitetit që Klejdi pati me të dhe me Anxhelën.


TË NGJASHME