HomeShowbiz

Sia ngatërron Nicki Minaj dhe Cardi B, kërkon falje

Nëse ndodh diçka në botën e showbizit fansat mendojnë se është bërë e qëllimshme, mirëpo këtë radhë Sia e kishte pa të keq.

Këngëtarja e njohur ka kërkuar falje publike për rep-artistet Nicki Minaj dhe Cardi B.
Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të një përgjigje që Sia e kishte bërë ndaj një fansi, i cili e kishte pyetur nëse do të bënte bashkëpunim me Nicki Minaj.
“Unë e dua Cardi B dhe do të doja të bashkëpunoja me të ndonjë ditë”, kishte shkruar ajo.

Pas kësaj, një numër i madh i fansave të repereve kishin akuzuar Sian për një gabim kaq trashanik, duke u thënë të bëhej më e kujdesshme.
Pasi kuptoi gabimin e saj, këngëtarja erdhi me një tjetër postim në rrjetin social Twitter, duke vënë fokusin në vdekjen e George Floyd.

Mua nuk më intereson për këto gjëra, George Floyd është vrarë. Breonna Taylor është vrarë. Le të bashkohemi për unitet. Mendoni se Cardi B dhe Nicki do të përfshiheshin në gjëra kaq të vogla në vend se të fokusoheshin në lajmin e vërtetë”, ka shkruar ajo duke kërkuar falje për ngatërresën.

Epo tani besojmë se jeni më të qetë!


TË NGJASHME