HomeShowbiz

Sia zgjeron familjen e saj, zbulon se ka adoptuar 2 fëmijë në vitin 2019

Sia po zgjeron familjen e saj!

Artistja e hitit “Together” ka folur haptazi se në vitin 2019 ka adoptuar dy fëmijë. Gjatë intervistës me Sirius XM Hits në emisionin “The Morning Mash Up” Sia konfirmoi se ka adoptuar dy fëmijë të moshave 18 dhe 19 vjeçarë.

Po e bëra. Në fakt kam adoptuar dy fëmijë të gjinisë mashkullore vitin që shkoi. Ishin të dy 18 vjeçarë atëherë, sot janë 19. I dua të dy, po vuanin shumë në jetimoren e tyre‘- është shprehur Sia.

Më pas artistja ka folur për faktin se si e kanë kaluar pandeminë.

Ata të dy në fillim e kishin shumë të vështirë, njëri më shumë se tjetri. Por tashmë të dy po bëjnë gjëra që i bëjnë mirë dhe që i hyjnë në punë. Por merren më shumë me gjërat shkollore“- tha më tej Sia.

Kujtojmë se Sia ka adoptuar edhe një fëmijë tjetër duke e çuar numrin e fëmijëve të saj në 3. Artistja është shprehur në intervistat e mëparshme se nuk do të krijojë lidhje me asnjë mashkull dhe se do ti rrisë fëmijët e vetme.


TË NGJASHME