HomeShowbiz

Siç duket Rihanna dhe Asap Rocky po i bëjnë më të shpeshta daljet në publik

Rihanna dukej seksi teksa ka darkuar me Asap Rocky në Los Anxhelos pas thashethemeve që dyshja janë në lidhje pak kohë pas ndarjes së këngëtares nga Hassan Jameel.

Ylli me origjinë nga Barbados dukej plot elegancë teksa iu bashkua reperit Asap Rockyt në bulevardin La Cienega.

Në fund të muajit të kaluar kanë filluar të qarkullojnë thashethemet se Rihanna pas ndarjes nga miliarderi Hassan Jameel është lidhur me Asap Rockyn.

Por, burime të “E!News” kanë thënë se kjo nuk është e vërtetë. Ajo i ka dhënë fund lidhjes trevjeçare me Jameel. Sipas burimeve të “E!News”, ata nuk kanë filluar lidhje, por po kalojnë kohë të mirë në shoqëri të njëri-tjetrit.


TË NGJASHME