HomeShowbiz

Siç kishte premtuar! Publikohet kënga e re e Dua Lipës dhe paska super ritëm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, na ka bërë të gjithëve krenarë me sukseset e jashtëzakonshme dhe është tashmë në kulmin e karrierës së saj.

Prej disa muajsh, Dua po punon fort për albumin e saj të ri të titulluar “Future nostalgia”, i cili do të publikohet më datën 3 të muajit shkurt.

“Don’t start now” dhe “Future nostalgia” ishin dy prej këngëve të albumit të publikuara më herët, ndërsa është publikuar në Youtube edhe kënga e tretë e titulluar “Physical”.

Dy këngët e para kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe e kanë vendosur Duan në krye të listave botërore të muzikës, ndërsa ne jemi të bindur se “Physical” do të ketë të njëjtin impakt po kaq të mirë tek publiku.

Siç këngëtarja kishte premtuar, kënga e re “Physical” është nam dhe po pëlqehet ende pa videoklip, ndërkohë që në orën 14:00 të ditës së sotme pritet që të dalë edhe klipi.


TË NGJASHME