HomeSociale

Siguria gjatë sezonit turistik, Manastirliu jep lajmin e mirë

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ka deklaruar se programi i dezinsektimit, i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve dhe për një sezon turistik të sigurt, nuk do të ndalet.

Ajo theksoi se ky program vijon që nga maji nga nga veriu në jug, në zonat bregdetare dhe ato urbane, sipas hot spoteve (vatrave të nxehta) të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

Postimi i ministres

Programi kombëtar iI dezinsektimit nuk është ndalur që në javën e parë të muajit Maj dhe po vijon në zonat bregdetare dhe urbane për eleminimin e vatrave aktive me prani të larvave të mushkonjave. Ky është një program kontrolli dhe parandalimi i cili po vazhdon të kryhet në zona të rëndësishme për turizmin dhe shëndetin publik.
Për një sezon turistik të sigurt, aktualisht kanë përfunduar 3 trajtime në të gjitha zonat dhe ka filluar trajtimi i katërt. Trajtimi i katërt ka përfunduar në zonën e Kavajës, Divjakës, Sarandës dhe Vlorës dhe po vijon në zonën Tiranë-Durrës, Shkodër, Lezhë, Fier.

Shërbimi i dezisektimit ka vazhduar në vatrat e specifikuara problematike gjatë monitorimit nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Monitorimi entomologjik dhe monitorimi i shërbimit është kryer në bazë të një udhëzuesi dhe protokolli pune të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Shërbimi i dezinsektimit parashikohet të vazhdojë deri në datë 20 Tetor 2020. Programi i Kontrollit të Mushkonjave bazohet në kontrollin larvor me anë të agjenteve biologjik Bacillus thuringensis israelensis dhe barrierave fizike. Ky është një program kontrolli dhe parandalimi në zona të rëndesishme për turizmin dhe shendetin publik, me vektorë potenciale të pranishëm.

Siperfaqet e trajtuara janë vatra pozitive për pranine e larvave të mushkonjave në zona urbane, në ligatina, parqe kombëtare dhe publike, kanale, moçale, puseta, bodrume, gropa septike etj. Në parqet kombëtare është rekomanduar përdorimi i agjenteve biologjik, si e vetmja alternative për kontrollin e mushkonjave dhe ruajtjen e biodiversitetit në këto habitate.

Procesi i dezinsektimit nisi për herë të parë në vitin 2014, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Shëndetit Publik, për të reduktuar praninë e mushkonjave gjatë sezonit turistik, një proces me rëndësi për uljen e mundësisë së transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimeve nga pickimet dhe reaksionet alergjike që shkaktojnë ato në persona të ndjeshëm.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME