HomeTeknologji

Siguria mbi të gjitha/ Flasin ekspertët

video-detection

Askush nuk i shmanget dot lajmeve të tmerrshme të kronikës mbi aksidente dhe krime të ndryshme që ndodhin në përditshmëri. Duke lënë menjanë politikën që konsumohet rreth kësaj teme kaq të rëndësishme, qytetarët duhët ti japin rëndësi veprimeve dhe vendimeve të tyre personale që ndikojnë drejtpërsëdrejti në sigurinë e tij dhe njerzve të afërt, në biznes dhe familje.

Eksperti i sigurisë pranë Pro Security flet për Gota News rreth rëndësisë që duhet ti japim vendimeve në dukje të parëndësishme, për sigurinë tonë të përbashkët. Kontrolli i ambienteve private janë bërë gjithmonë e më jetike për biznesin, i cili kërkon gjithmonë e më shumë siguri si nga sulmet e jashtme dhe pa rregullsitë e stafit të brëndshëm. Çdo investim ka nevojë të sigurohet në çdo formë të mundshme dhe të shumë studime në fushën e sigurisë faktojnë që një ambient i survejuar ka shumë më pak gjasa të sulmohet, vidhet apo demtohet.

Instalimet elektrike në biznese dhe njësitë e banimit individuale ose kolektive janë shumë të rëndësishme të jenë sipas standarteve më të mira bashkimit europian. Eksperti nënvizon që shumica e rasteve të zjarreve në banesa dhe biznese kanë rezultuar si pasojë e difekteve elektrike. Madje në raste të caktuara dëmet kanë qënë shkatrrimtare deri edhe në humbje jete. Eurokodet mbi ndertimin e banesave dhe godinat, në seksionin e instalimeve elektrike janë plotësisht të aksesueshme në treg dhe garantojnë integritetin e godinës dhe jetën e njerzve në çdo llojë eventualiteti, nga gabimet njerzore gjatë shfrytësimit të rrjetit elektrik tek fatkeqsitë natyrore si rrufe, përmbytje dhe termete.

Nga ana tjetër sistemet smart të survejimit dhe menaxhimit po rrisin aplikimin e tyre në biznese dhe banesa private. Ajo çfarë këshillojmë qytetarët dhe sipërmarrësit është që në momentin që vendosin të rrisin sigurinë në ambientet e tyre të kontraktojnë një kompani që punojnë me standartet e eurokodit nga projektimi, në përzgjedhjen e produkteve dhe instalimin e tyre.


TË NGJASHME