HomeSociale

Siguria ushqimore, AKU: Ja sa ton produkte u asgjësuan

Autoriteti Ushqimor Kombëtar ka bërë të ditur se gjatë muajit Prill janë realizuar 8 mijë e 421 kontrolle, nga të cilat 2 mijë e 685 janë ushtruar në stabilimentet e biznesit ushqimor. Referuar kontrolleve zyrtare, AKU bën me dije se janë bllokuar 50 ton mish dhe nënprodukte të tij, pije, farëra, kripë etj.

Janë asgjësuar më shumë se 135 ton produkte ushqimore ndërsa 3 ngarkesa me sasi rreth 52 ton mish pule e produkte të tjera ushqimore janë kthyer në vendin e origjinës pasi nuk plotësonin standartet. Ndërsa janë marrë 718 paralajmërime, 5 gjoba me vlerë thuajse 12 milion lekë dhe 7 masa për ndërprerje aktiviteti të operatorit të biznesit.

Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mangësi në kushtet higjeno-sanitare, tregtim produkti mish i pa pajisur me certifikatë veterinare dhe vulë, mungesë në dokumentacion shoqërues të importit, mosetiketim në gjuhën shqipe etj”, njofton AKU-ja.


TË NGJASHME