HomeLajme

SiliconMix/ Prokuroria merr në pyetje ish-ministrin e Bujqësisë

Pak minuta para orës 12.00 këtë të hënë, ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi u paraqit në Prokurorinë e Tiranës për t’u pyetur për skandalin e “SiliconMix”.

Me telefonin në vesh, një mënyrë e përdorur rëndomë nga politikanët, për të evituar pyetjet nga gazetarët, Peleshi hyri në Prokurori. Kjo e fundit ka nisur para disa javësh një proces pa autor për “shpërdorim detyre” në lidhje me kimikatin “SiliconMix”.

Më herët Prokuroria ka marrë në dorë të gjithë dosjen për këtë kimikat dhe qershia mbi tortë e kësaj dosje është urdhëri i Niko Peleshit, kur ishte ministër, që ky kimikat në sasi të konsiderueshme të mos mbahej më i bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.


TË NGJASHME