Singapori investon 951 milion paund në përmisimin e aeroportit

Singapori tashmë ka bërë hapin e radhës në përmisimin e aeroportit, duke bërë një investim prej 951 milion sterlinash. Aeroporti Changi do të përurohet muajin e ardhshëm dhe do të hap dyert për visitorët e saj në datën 17 prill. Aty do të gjendet ujëvara artificiale më e lartë në botë.
I cilësuar nga gazetarët e ndryshëm edhe si xhevairi i aeroporteve, për arsye se do të ketë ujëvarë në brendësi të tij .Kjo do të jetë më e madhja në botë, për sa i përket ujëvarave të cilat ndodhen në brendësi të ndërtesave. Ujëvara do të quhet vorbulla e shiut.
Xhevairi i aeroportit të Changit ka kushtuar 951 milion sterlina për t’u ndërtuar dhe pritet të përurohet muajin e ardhshëm. Ky aeroport do të jetë 10 kate dhe do të ketë një sipërfaqje prej 137000 metrash katrorë. Gjithashtu do të ketë lidhje edhe me aeroportin ekzistues, duke përfshirë terminalin 1, 2 dhe 3.
Ujëvara do të jetë 40 metra e lartë, do të ketë restorante dhe do të jenë krejtësisht të rrethuar nga pemë të larta.
Vlen për t’u përmendur se do të ketë gjithashtu 280 dyqane të reja, plus 130 dhoma hoteli. Aeroporti është projektuar nga arkitekti Moshe Safdie. Kati i sipërm i ndërtesës do të ketë parqe, dyqane, bare dhe restorante. Ivan Tan, menaxheri i aeroportit ka thënë se ky do të jetë xhevari i ri i Singaporit,do të jetë një destinacion unik. Do të ketë gjithashtu shumë gjelbërim, ujëvarë unike dhe do të jetë një atraksion i veçantë për turistët.