HomeLajme

Sinjalistikë e re pranë shkollave, Policia Bashkiake ndihmon nxënësit

Bashkia e Tiranës ka marrë masat për të rritur sigurinë e nxënësve me fillimin e vitit të ri shkollor.

Punonjës të Policisë Bashkiake, si dhe grupe vullnetarësh ishin sot përpara çdo shkolle, në të gjitha njësitë administrative për të ndihmuar të vegjlit dhe qytetarët që të kalojnë të sigurtë në vijat e bardha në rrugë dhe pranë kryqëzimeve.

Gjithashtu, pranë shkollave të kryeqytetit është vendosur sinjalistikë e re dhe janë kryer vijëzimet e reja për të rritur sigurinë për nxënësit.


TË NGJASHME