HomeTeknologji

Sipas Apple, ja çfarë domethënie ka shkronja “R” në iPhone XR

Telefonat më të rinj të Apple këtë vit quhen iPhone XS dhe iPhone XR.

Apple insiston se “X” qëndron për numrin romak për 10. Dhe “S” qëndron për “shpejtësi”, të paktën sipas Apple.

Por çfarë përfaqëson “R”? Sipas shefit të marketingut të Apple, ka të bëjë me makina sportive.

“Unë i dua veturat dhe gjëra që shkojnë shpejt, dhe R dhe S janë dy shkronja që përdoren për të treguar makinat sportive që janë me të vërtetë speciale”, tha për Engadget, zëvendëspresidenti i Apple për marketing në mbarë botën, Phil Schiller.

Pra, “R” mund të qëndrojë për “rally”, “rrugë (road)” ose diçka të ngjashme – ka shumë makina që përdorin “R” në promovimin e tyre.


TË NGJASHME