Sociale

Sipas marrëveshjes, vajza nga Tirana martohet në Serbi

Për një nuse shqiptare paguhen 3 mijë euro dhe të njëjtin fat e ka pasur edhe serbi Predrag Gjokoviq, 27 vjeç, nga fshati Davidoviq në Serbi, i cili u martua me Anila Prendi nga Tirana.

Në këtë zonë serbe,nuk ka pasur martesa të tilla, mirëpo tani,  mbi 900 të rinj janë të gatshëm të martohen me nuse shqiptare.

Predragu ka theksuar se deri tek interesi për martesë me nuse shqiptare ka ardhur pas leximit të shpalljeve në gazeta dhe se ai ndërmjetësuesit apo shkuesit i ka paguar mbi 2 mijë euro për t’ia gjetur nusen, ndërsa për tri herë me radhë ka qenë në Shqipëri dhe ka takuar familjen e nuses së tij, me të cilin kanë bërë dasmë.

Ai i ka siguruar një fjalor shqip-serbisht gruas së tij dhe ashtu po e mëson atë në gjuhën e tij amtare.

Por edhe Anila për mediat serbe ka theksuar se ndjehet e lumtur në këtë familje.

Lume Miliçeviq është shqiptarja e ve, të cilës burri i kishte vdekur disa vite më parë, mirëpo ajo kishte vendosur të mbetet në Serbi. Ajo njihet si shkuese apo ndërmjetësuese për martesat/lajmifundit.al

Related posts

Lotaria Amerikane, detaj i rëndësishëm nga ambasada

Klaudia gotanews

Shpërndanin drogë në Tiranë, në pranga tregtarët

Mila

Një femër duhet të bëjë këto gjëra të paktën një herë në vit

Mila
Na Kontaktoni!