HomeLifestyle

Sipas një studimi në Harvard, ky është shkaku më i zakonshëm i divorceve

Studiuesit gjetën të dhënat që datojnë rreth 45 vite me parë: Për të gërmuar thellë, hulumtimet e bëra nga një profesor i Harvardit morën të dhëna nga mbi 6.300 çifte, që datojnë nga vitet 70’.

Pas vëzhgimit të dhënave, u zbulua se edhe pse çiftet debatojnë dhe divorcohen për shkaqe të shumta, shkalla e probabilitetit të tyre për t’u divorcuar rritet për 30% kur burri është i papunë.

Burrat pa punë ose qe punojnë me kohë të pjesshme kanë më shumë gjasa të divorcohen. Duke e përpunuar më tej, studimi shton se edhe kur burrat bëjë punë të vogla ose qëndrojnë të papunë kundër vullnetit të tyre, sërish kjo mund të çojë në debate dhe tensione në martesat e tyre.

Përkundrazi, kur gratë nuk punojnë nuk përben rrezik për divorc. Edhe pse shumica e grave sot në botë janë duke u përpjekur gjithnjë ë më shumë që të balancojnë punën dhe shtëpinë, sipas hulumtimit të kryer në fakt statusi i punës së një gruaje nuk ka asnjë efekt në shkurorëzimin e martesës. Të dhënat e mbledhura nga çifte nuk treguan një ndikim pozitiv ose negativ të gjendjes financiare të një gruaje në divorc.

Hulumtimi, megjithatë, lë jashtë shumë faktorë të tjerë. E thënë kjo, nuk ka asnjë mohim se secili çift është i ndryshëm dhe se rezultatet e studimit mund të mos jenë të zbatueshme për të gjithë. Për më tepër, duhet të theksohet se studimi nuk merrte në konsideratë çifte të njëjtit seks ose burra që vendosnin vullnetarisht të kujdeseshin për familjet e tyre ndërsa gratë punonin. Kjo tregon se pavarësia në rritje ekonomike e grave mund të jetë gjithashtu një arsye për divorc, por nuk ka prova të vlefshme për të mbështetur këtë pretendim.


TË NGJASHME